Një nga ne/ ‘Zgjodha tregun fshatar, ha ushqime bio’, Enkeleda flet për rikthimin në Tiranë: Si arrij të kem një jetë aktive

Gjithnjë vrasim mendjen sesi kaloi dhe një ditë pa realizuar objektivat që i kishim vendosur vetes. Por kur të gjithë kemi 24 orë në dispozicion, si është e mundur që disa e mbushin ditën plot aktivitete ndërsa të tjerë përfundojnë në rutinën e zakonshme punë-shtëpi?

Enkeleda Brahimaj e ka gjetur formulën dhe në familjen e saj nuk njihet më termi "monotoni". Pas 10 vitesh në Itali, vendosi të kthehej për dashurinë në Shqipëri, ku ndërtoi familjen. 

"Kthimi nuk ishte i lehtë sepse ishe e huaj atje dhe këtu, por dhe kjo pjesë kaloi shumë mirë", tregon ajo.

Punon në bankë prej 15 vitesh, është nënë e dy vajzave, por përveç angazhimeve familjare, ajo gjen kohën dhe për pasionet. Për emisionin "Një nga ne", Enkeleda ndan "sekretet" për të patur një jetë aktive. Zgjohet në orën 6:00, vendos gjithnjë prioritete, përpiqet të konsumojë ushqime të shëndetshme të cilat i japin energjinë e duhur për të nisur ditën.

"Unë jam njeri shumë aktiv dhe nuk i them jo, bërjes së gjërave. Balancat midis punës, fëmijëve, kurset, shoqërimet, jemi munduar t'i kapim të tëra. Zgjimi herët na jep mundësinë t'i bëjmë të gjitha ato që vëmë në mendje, por që gjithnjë do një organizim të mirë", shprehet Enkeleda.

Gjithnjë është në kërkim të ushqimit cilësor.

"Tavolinën e mëngjesit përpiqemi ta mbushim me ushqime sa më të shëndetshme, natyrale, me pak të përpunuara, gjalpin dhe djathin e marrim fshati, edhe bukën e bëjmë vet se miellin e marr tek disa njerëz të besuar. Ne vajin e bëjmë vet, e shtrydhim me të ftohtë. Del më pak vaj, por është me cilësi më të mirë. Kur shkoj ne treg marr dhe aparatin me vete për të matur nitratet, ato që e kanë kaluar provimin i marr dhe i konsumoj", tregon më tej.

Puna në zyrë të ofron komoditetin, por njëherazi e ndjen të nevojshëm angazhimin me sporte. Pas punës, Enkeleda merret me joga. Nuk mungon as një shëtitje me bashkëshortin në mbyllje të ditës. Koha është flori ndaj menaxhimi i saj duhet bërë me mençuri.  Si arrin t'i bëjë kaq shumë gjëra në një ditë? Ndiqni për më shumë historinë e personazhit tonë.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat