TIRANË - Vetëm dy ditë më parë një beratas përfundoi në pranga se përndiqte përmes Facebook-ut një 24-vjeçare nga Tirana për 6 vite me radhë. Të mërkurën policia e Tiranës në një rast të ngjashëm ka arrestuar një 40-vjeçar i cili ngacmonte përmes mesazheve telefonike një vajzë 27-vjeçare. Blutë e kryeqytetit vunë në pranga Dritan Carën banues në Tiranë, pasi ky person i kishte sjellë shqetësime vajzës nga Tirana duke i çuar mesazhe telefonike në mënyrë të vazhdueshme.
 
Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës ku sillen arrestimet e përditshme nga efektivët, një 35-vjeçare me inicialet M.Sh, banuese në Durrës pasi ushtronte prostitucion në rrugën “Bardhok Biba”.
 
Policia e Tiranës gjatë ditës së djeshme ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për një 74-vjeçare banues në Tiranë, sepse bashkëshorti i saj 80-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
 
Ndërsa në një tjetër rast, policia plotësoi kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për një 37-vjeçar, banues në Kavajë, sepse ish bashkëshortja30-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. 

Në Elbasan 43-vjeçari Besim Kovaçi u arerstua nga policia pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 10 vjet më të madhe në moshë, shtetases L.K 53-vjeçar. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)