'Një njeri normal s'bën thirrje për luftë civile'! Milaim Zeka sulmon analistin Andi Bushati: I frustruar mendërisht dhe seksualisht!

Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, gazetari Milaim Zeka, ishte i ftuar në studion e Report TV për të folur në lidhje me situatën në Kosovë pas votimit te qeverisë së re. Gjatë bisedës, ai ka sulmuar ashpër analistin Andi Bushati, sipas të cilit, Vetëvendosja në Kosovë duhet të djegë makinat e LDK. Sipas Zekës, Bushati është i frustruar mendërisht dhe seksualisht, sepse një njeri normal nuk bën thirrje për luftë civile si në 1997.

"Për turpin e zi të kombit shqiptar, kam parë në studiot televizive të Shqipërisë, ku analisti Andi Bushati, totalisht i frustruar mendërisht dhe seksualisht, thotë se Lëvizja Vetëvendosja, duhet t’i kallë (ndezë) makinat e qeverisë dhe objektet e qeverisë se ardhshme të Hotit.

Madje, thotë se këta (VV) kanë bërë një veprim shumë të mirë kur kane djegur makinat e Organizatës së Kombeve te Bashkuara. A mund të ndodhë apo jo, kjo nuk ka rëndësi. Por unë nuk mund të vij në studio televizive në Tiranë apo ne Prishtinë dhe të bëj thirrje për luftë civile e qytetare si në vitin 1997. Një njeri normal nuk e bën një veprim të tillë", përfundoi Milaim Zeka në Report TV.

d.ba./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket i drejtë vendimi për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore?

Komento

Komente

  • Mariana Martinsen: 08/06/2020 11:38

    Andi Busgati duhet te vihet para drejtesise. Nuk eshte hera e pare ae ai ben thirrje per lufte e kryengritje.Ku eshte ai???Jemi ne vitin 2020. Ai nuk e din se cfare eshte demokracia...qe do te thote te zbatosh ligjin.Ne demokraci nuk funksionon ashtu sic shprehet ai qe eshte pjelle e komunizmit.Turp per tv qe e lejojne te flade me ate gjuhe

    Përgjigju
  • Psiko'logu: 06/06/2020 16:04

    E.,sakte,pertej interesit te atyre qe iu sherben..,jo si gjyshi Hysniu (shefi i Skerfyellit prej Tropoje)..dhe Protagonismit megalo'man etj(si ajo Puna e Nuses qe per inat t'vjerres..shkon me fjet me Millonain(MulliBlojtesin)

    Përgjigju
  • z..Zeka..: 06/06/2020 14:53

    Per sa kohe keta mbeturina qe kerkojne vetevellavrasje,,,dhe nuk i Izolojne ne Burg ..Keta Krima do te lehin dhe i sherbejne vetem atyre qe nuk e duahn Shaiptarizmin.. TI je Gazetari me me Sukses ne te gjitha Trojet ku flitet gjuha Shqipe . I Nderuar je kudo...

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Pezullohet nga detyra shefi i komisariatit të Lezhës, Nik Nikolli, prokuroria nis hetimet mbi kanabisin e zbuluar disa ditë më parë