Plani franko-gjerman, Zeka: Vuçiç e ka pranuar! Çollaku: Serbia, vijimësi e politikës ruse në Europë! Kulla: Pse është e rëndësishme vizita e Osmanit në Vatikan

TIRANË- Plani franko-gjerman dhe zhvillimet nga Kosova dhe Serbia kanë qenë pjesë e diskutimeve në emisionin e sotëm ne ‘5 pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, ku deputeti demokrat Kreshnik Çollaku e ka konsideruar Beogradin si vijimësi e politikës ruse në Europë dhe Ballkan. Ai tha se ky është momenti për ta ndarë njëherë e përgjithmonë këtë çështje.

“Ndërmjetësimi se Vucic ka luajtur mjeshtërish kopjen me 2 porta dhe se dialogun me Kosovën e ka përdorur dhe ka arritur që të realizojë. Ka firmosur marrëveshje, por asnjë nga këto marrëveshje nuk e ka zbatuar në terren. Serbia është një vijimësi e politikës ruse në Europë dhe Ballkan, moment shumë i mirë për ta mbyllur këtu sot. Serbia për të marrë paqen më Kosovën, ose një shtet paralel në Kosovë ose ndarjen e veriut të Mitrovicës. Këto mund të shmangen, ndarja e Kosovës është lënë në një krah, por nuk është hequr dorë nga loja reale, konflikti ndodhi në veri të Kosovës dhe ndoqi një lloj linje të ndarjes etnike potenciale, por nuk ka një mbështetje nga ndërkombëtarët. Rreziku është krijimi i një shteti paralel në Kosovë dhe kjo do ishte shumë e dëmshme”, tha Çollaku.

Teksa Çollaku e ka marrë me rezerva deklaratën e Vuçiç, analisti në Kosovë. Milaim Zeka tha se ai e ka konfirmuar se e ka pranuar planin franko gjerman, e ndërsa hodhi akuza në drejtim të Albin Kurtit.

“Partia e tij nuk e ka pranua dhe Vuçiç tha që nuk do të ndjekim logjikën e Milloshevic, këtë po e bën Kurti, Vuçiç ka marrë mësime. Ai tha se nuk e do Serbinë të izoluar dhe pa investime. Ka pranuar planin franko gjerman, dhe i tha partisë së tij që nëse nuk jeni dakord, unë jam gati të dorëhiqem, ai tha se 60% e votuesve janë femra dhe nuk dua që fëmijët e këtyre nënave t’i fusë në konflikteve”, tha Zeka.

Me rezerva e sheh edhe analisti, Ilir Kulla.

“Nuk ka më plan për ndarjen e Kosovës. Hapet rruga e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, nga sportive te ato politike, dhe për herë të parë diskutohet për një njohje të ndërsjellë, por deri tani jemi të konfederata, pra njohja simboleve të 2 shteteve. Nuk ka falje për vrasjet, ndërkohë që lidershipi është në gjyq. Me planin franko gjerman vdes Ballkani i Hapur”, tha Ilir Kulla.

Më shumë sesa diskutimet për planin franko gjerman, ai e sheh më me rëndësi vizitën e presidentes Vjosa Osmani në Vatikan dhe takimin me Papën. Ai e cilëson si të rëndësishme pasi mund të ndikojë në njohjen e Kosovës.

“Po lëvizin gjërat, kjo nuk ishte e mundshme vjet, është pak më shumë, vijnë sinjale që dhe ato kufij që ishin të pamundshëm janë kaluar, nëse do e njihte Vatikanit, do hapej Kutia e Pandorës dhe njohjes edhe nga Amerika e Jugut. Nëse këto vende e njohin në grup dhe ndryshon marrëdhënia për një anëtarësim dhe pastaj KE, Spanja vetë do e njohë Vatikanin, e gjithë bota katolike do shkojë drejt njohjes nëse e njeh Vatikani”,  tha Kulla në Report Tv.

Kujtojmë se fillimisht dritë mbi planin franko-gjerman hodhi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Rishtazi, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit janë ende me tensione për shkak të vendimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për targat brenda territorit të Kosovës. Veriu i Kosovës pati tensione, protesta, dorëheqje të kreut të listës serbe dhe deputetëve në veri madje edhe mungesë përkrahjeje nga ndërkombëtarët.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë