Një pemë për të përkujtuar të afërmit që nuk jetojnë më

Për të përkujtuar të afërmit e tyre, qytetarët e Tiranës zgjedhin që të mbjellin një pemë, për të cilën do të kujdesen në vazhdimësi. Bashkia e Tiranës njofton se nismës për shtimin e gjelbërimit, iu bashkua sot edhe anëtari i Këshillit Bashkiak Genc Duka, i cili për të përkujtuar babain e tij që nuk jeton më, ka vendosur të mbjellë 14 pemë, një pemë për çdo pjesëtar të familjes së tij dhe një për Ditën e Verës.

Jam sot me vëllain tim, Genc Dukën, që është jo vetëm qytetar shembullor, por edhe një nga këshilltarët më të devotshëm të Këshillit Bashkiak. Ka disa njerëz që mendojnë se detyra mbaron kur pjesa formale dhe burokratike është kryer, pra kur mbarojnë vendimet e Këshillit Bashkiak. Por, një këshilltar i mirë dhe një qytetar i mirë është kur vepron si Genci, që e sheh detyrën e një këshilltari bashkiak në çdo cep të jetës së tij. Kështu, jemi sot me të për të kujtuar babain e tij të shtrenjtë; më vjen shumë mirë që ka gjetur një mënyrë shumë dinjitoze për ta kujtuar”, deklaroi Veliaj.

Mbjellja e një peme për të përkujtuar të afërmit eshte kthyer në tendencë vitet e fundit. “Ka njerëz që investohen në varre milionëshe, në mermer, në llaç, në tulla, në gardhe, në shtesa qoftë edhe në Tufinë, edhe në Sharrë. Ka disa njerëz të tjerë që e bëjnë me dinjitet, e kujtojnë të dashurin e tyre, të afërmin e tyre duke mbjellë një pemë, që do të jetojë në përjetësi, një pemë që do të jetë këtu për nipëra dhe për mbesa, që do ju kujtojë gjyshin e tyre, por mbi të gjitha do t’u kujtojë atyre që të gjithë kemi hedhur rrënjë në këtë qytet”, u shpreh Veliaj.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Genc Duka, vlerësoi nismën e ndërmarrë nga kryebashkiaku për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në kryeqytet. Ai ftoi edhe qytetarët e tjerë që të nderojnë njerëzit e tyre të dashur qënuk jetojnë më duke mbjellë një pemë. “Dy vjet më parë babai im u nda nga kjo jetë dhe në nderim të atij, i cili ka vdekur në ditën e verës, sot po mbjellim 14 pemë. Unë inkurajoj të gjithë qytetarët që kushdo që ka humbur një të dashur apo të afërm t’i bashkohet kësaj nisme sepse të kujtosh prindërit është gjëja më minimale që mund të bëjë njeriu në këtë botë. I detyrohemi shumë atyre që nuk jetojnë më dhe për këtë në shenjë respekti mundohemi që t’i kujtojmë ata në mënyrën më të mirë të mundshme”, deklaroi ai.

Po sot, në Parkun e Madh të Liqenit u mbollën edhe disa pemë nga qytetarë të ndryshëm, të cilët kishin vendosur që për ditëlindjen e fëmijëve të tyre të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Transferuan me anë të mashtrimit 11 mln euro nga Gjiblartari, Qipro dhe Malta, Prokuroria: U arrestuan 2 persona, do i kalonin në Kanada!

Transferuan me anë të mashtrimit 11 mln euro nga Gjiblartari, Qipro dhe Malta, Prokuroria: U arrestuan 2 persona, do i kalonin në Kanada!