SHKUP - Shkëndija e Tetovës pësoi një humbje të ngushtë 0-1 përballë Qarabag në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Champions League. Në stadiumin e Shkupit, shqiptarët e Tetovës ishin vendas.
Pavarësisht një fillimi të mirë, momenti vendimtar erdhi në minutën e 18-të, kur mbrojtësi Webster bëri një ndërhyrje të gabuar në kufijtë e zonës. Arbitri akordoi penallti dhe Bayramov realizoi saktë nga pika e bardhë, duke kaluar miqtë azerbajxhanas në epërsi.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë trajneri Jeton Beqiri kërkoi të ndryshonte rrjedhën e lojës duke futur në fushë Arbin Zejnullain, ish-lojtar i Egnatias dhe Kamer Qakën, ish-mesfushor i kombëtares shqiptare. Megjithatë, ndryshimet nuk sollën efektin e dëshiruar. Shkëndija krijoi disa raste, por nuk arriti të gjente golin e barazimit, duke i lënë miqtë me një avantazh të vlefshëm për ndeshjen e kthimit.
Sfida e dytë do të luhet pas një jave në Azerbajxhan, ku Shkëndija do të kërkojë përmbysjen për të vazhduar ëndrrën e grupeve në Champions League. Nëse eliminohet, ekipi nga Tetova do të ketë mundësinë të vazhdojë garën në raundin play-off të Europa League. Në rast të një tjetër eliminimi, kuqezinjtë do të sigurojnë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Conference League.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.3%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3863
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy disfata në pesë ditë, kombëtarja shqiptare e futbollit humbet 1-0 në miqësoren kundër Ukrainës
31 Mars, 18:02
-
Nga Kërçova në parlamentin e Bernit, shqiptarja Shasime Osmani zgjidhet deputete
30 Mars, 15:27
-
Kupa e Botës/ Kosova luan nesër në Prishtinë sfidën historike, Albin Kurti premton edhe 1 milion euro për 'kokën' e turqve
30 Mars, 10:33
-
Bosnje Hercegovina e dërgon Italinë në Zenica, 'të kaltrit' ankohen për kushtet e fushës dhe gjatësinë e barit para finales për Kupën e Botës! Ballkonet pranë stadiumit jepen me qira (VIDEO)
30 Mars, 08:45
-
‘Ilir Meta i burgosur politik’, deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup: Mund të ndikojë në raportet mes shteteve
28 Mars, 12:45
-
Miqësoret/ Spanja i shënon 3 gola Serbisë, ndalet Anglia! Holanda përmbys 2-1 Norvegjinë
28 Mars, 12:03
-
Dramë për Zvicrën në Basel, Gjermania e përmbys 3-4 në miqësore! Fantastiku Wirtz dy gola dhe dy asiste
28 Mars, 09:15
-
Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolovski: Ilir Meta po mbahet në paraburgim pa asnjë dosje
27 Mars, 16:44
-
DASH publikon listën me vendet më të rrezikshme për amerikanët, Shqipëria dhe Kosova në 'Nivelin 2'! Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë më të sigurta
27 Mars, 13:48
-
Tre vite, një Europian dhe frikë për lojën sulmuese! Të martën Sylvinho drejton për herë të fundit kombëtaren e Shqipërisë
27 Mars, 12:26
-
Kupa e Botës/ Mësohen katër finalet e play-off-it, Kosova pret Turqinë në 'Fadil Vokrri'! Italia luan në Sarajevë, Danimarka në udhëtim
27 Mars, 00:03
-
Trishtuese, Polonia përmbys 2-1 Shqipërinë në Varshavë dhe na 'djeg vizën' për Botërorin e Amerikës së Veriut! Kuqezinjtë shpërdoruan dy raste të arta
26 Mars, 16:00