LIBRAZHD- Një person ka ndërruar jetë teksa po punonte në banesën e H.H. Sipas informacioneve nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Dorëz, Librazhd, një person me iniciale K.K duke punuar e ka zënë pompa e betoni dhe si pasojë është plagosur dhe ka ndërruar jete.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento