SHKODËR- Një person ka tentuar të vetëdigjet me benzinë në mjediset e bashkisë së Fushë-Arrëzit.  Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi, i cili është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë.

Mësohet se ai kishte bërë disa kërkesa në drejtim të pushtetit vendor, të cilat sipas tij nuk i janë zgjidhur dhe prandaj ka tentuar të kryejë aktin estrem.

Lajm në përditësim…