Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, kanë hedhur idenë mundësinë për të ndërtuar një pishinë në kështjellën e Fort Bregancon, ndërtesë për presidentët francezë në Costa Azzura.
Kjo kështjellë e shekullit XVII është e vendosur në komunën e Bormes-les-Mimosas, në departamentin Var, e ndërtuar mbi një shkëmb me pamje nga Mesdheu, ka një plazh të vogël për përdorim privat të presidentëve që nga viti 1968. Por problem i vetëm aty është se nuk është e mbrojtur nga objektivët e paparacëve, nga ku mund t’I fotografojnë shumë lehtë në çdo cep.
Në vitin 2012, ish-presidenti Francois Hollande, i pagoi këto pasoja, pasi u fotografua me kostum banjoje, nën shoqërinë e ish-partneres, Valerie Trierweiler.Megjithatë projekti duhet të marrë miratim nga institucionet që mbrojnë trashëgiminë franceze. Kostoja do të jetë e arsyeshme thotë Elizeja për të ulur tonin e polemikave.

Komente
