PUKE- Banorë të disa fshatrave të rrethit të Pukës dhe të Tropojës prej 15 ditësh vuajnë mungesën e energjisë. Shkak është bërë vjedhja e kabllit elektrik të transformatorit që furnizon me energji 4 komuna të këtyre dy rretheve. Kablli elektrik është vjedhur për tu shitur për skrap nga disa persona të papërgjegjshëm.
Korrespondentja jonë Bruna Muça informon mungesën e energjisë e vuajnë banorët e komunës Fierzë dhe Lekbibaj në Tropojë si dhe dy komuna në Pukë.
Ata kërkojnë zgjidhjen e situatës në të kundërt kërcënojnë me protesta.
Në këto ditë, banorët e këtyre komunave të thella kanë probleme dhe për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com