Një proces që ndihmon realisht opozitarizmin!

Një proces që ndihmon realisht opozitarizmin!

Taulant Balla

Taulant Balla ka qenë sot mbi dy orë në prokurori duke plotësuar me faktet e veta, padinë për akuzën e ngritur ndaj tij nga Lulzim Basha dhe ekipi i propagandës së tij. Për herë të parë prokuroria regjistroi një procedim penal ndaj një politikani të lartë si Lulzim Basha dhe ekipit të tij, bazuar në dyshimin për shpifje për qëllime politike ndaj një rivali të vet.

Rasti vlen përtej Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.

Jeta politike në Shqipëri dhe sidomos kultura e “qytetarit digital” nuk është puna se kanë ngulitur në politikën shqiptare një kulturë të shpifjes për qëllime politike, por kanë dëmtuar rëndë mbi të gjitha çdo kauzë opozitare, bazuar në fakte boll të dhimbshme dhe pa shpifjet e tyre, duke bërë relative çdo dramë të vërtetë politike në vend.

Mjafton të marrim dy rastet e fundit, atë të Toyota “Yaris” dhe rastin e Fushë-Krujës.

Rasti i Toyota “Yaris” ishte mjaft i rëndë, pa pasur nevojë që Lulzim Basha të shtonte Taulant Ballën. Në një vend ku mafia ka krijuar një “Wester union” privat për të sjellë paratë e drogës dhe krimit nga Perëndimi drejt Shqipërisë, është mjaft i rëndë edhe pa pasur gisht direkt ndonjë qeveritar i Shqipërisë.

Mjafton që qeveria e Shqipërisë nuk e ndal dot këtë fenomen, është një fakt mjaft i rëndë. Disa muaj para se të ndodhte kjo, ka pasur raporte shërbimesh të disa qeverive Perëndimore që rekomandonin si pistë hetimi transportin e makinave të përdorura në Evropë, si rrugë për transportin e parave.

Më në fund një operacion i përbashkët i policisë shqiptare me ato evropiane e identifikoi rastin dhe e kapën.

Opozita kishte boll lëndë të parë për t’u treguar se sa keq ka funksionuar shteti shqiptar. Sepse Lulzim Basha duhet të shtonte kot Taulant Ballën në atë histori, vetëm se ai merret me akuza ndaj Kunatit të vet, vetëm Lulzim Basha e di. Dhe në fund i del që, ai që priste lekët është një tip që fotografohet në zyrë me Lulzim Bashën dhe ruante çadrën e PD një vit më parë, gjatë protestës.

Natyrisht nuk mund të bëhem aq idiot sa Lulzim Basha të them se ai punonte për PD. Por ai përdorte PD si mburojë politike për të bërë biznesin e parave të pista. Duke futur politikisht emrin e Taulant Ballës, Lulzim Basha vetëm sa e rrëzon këtë kauzë dhe e bën atë të pabesueshme dhe pse në mënyrë të dhimbshme është e vërtetë.

Rasti i dytë pastaj është dhe më i rëndë. Rasti i Fushë-Krujës është historia e përditëshme e Shqipërisë dhe fati i njerëzve të pafuqishëm në provinca, ku sundon krimi dhe lidhjet e tij me pushtetin. Edhe pse policia është formalisht korrekte në ato procedura edhe pse prokuroria pas zhurmës e filloi dhe po e vazhdon çështjen, është e qartë se denoncimi publik ka rolin e vet. Por ndërkohë denoncimit publik, i shtohet si bisht prap Taulant Balla, se i duhet Lulit të marrë hak për Kunatin, dhe atëhere vëmedja shkon nga fati i Xhisielës, tek fati i Taulantit dhe Lulit.

Dhe sot në prokurinë e Tiranës të gjithë pyesin se çfarë depozitoi Taulanti, ndërsa të martën kur duhet të paraqitet Lulzimi do pyesin të gjithë çfarë tha Lulzimi. E gjithë kjo është një humbje e kotë energjie, për shkak të një mashtrimi të opozitës, duke dobësuar kauzën reale në këtë rast, që ështe e vërtetë dhe ka të bëjë me pushtetin e lidhur me krimin në një provincë.

Ndaj ky proces ka rëndësi të shkojë deri në fund. Lulzim Basha duhet të heqë dorë nga marrja e raporteve mjekësore për të mos shkuar në prokurori, siç bënte me hetimet e “Rrugës së Kombit”, dhe po ashtu ekipi i tij i propagandës, duhet të shkojë dhe të dorëzojë provat e Kinostudios “Shqupi i ri”, që ka për Taulant Ballën. Alarmi i Lulzim Bashës, i shprehur dy ditë më parë në portretin asimetrik të Alibeajt, që thoshte se “Taulantin e kanë fshirë nga kamerat”, duhet të formalizohet në gjykatë.

Dhe nuk është puna të dënohet Lulzim Basha dhe ekipi i tij i propagandës, por të ndihmohet mbi të gjitha shoqëria që ky ekip karagjozësh, të mos djegë kauzat e vërteta për hallin e familjes së tij, meqë përmendet kudo ku ka para, tendera apo gjoba mbi biznesin. Opozita është një mision më i gjerë dhe më i madh, se sa të shërbejë si zyrë juridike për të mbrojtur Kunatin e tij. Dhe në këtë rast, ky procedim penal, vlen më shumë për ata që pengojnë opozitën të bëhet opozitë, se sa për ata që duan të mbrojnë qeverisjen. TEMA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cim tironci: 05/10/2018 00:43

    Ky eshte budalla dhe I lidhur me krimin o popull mos u merr me BALLEN dhe mos e degjoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë