Një rrëfim i Orit në balonë: Lërini hallet pas, populli ka nevojë për buzëqeshje

Në familjen e saj vajzat janë me shumicë. Dy mbesa dhe dy motra, dashuria për të cilat i jep mjaft fantazi se si të kalojë moment argëtuese, kur përditshmëria shpesh të rrëmben në mesin e halleve, që sic thotë Ori, nuk mbarojnë asnjëherë.Në një rrëfim ndryshe për Report Tv, moderatorja e njohur Oriela Nebijaj, ishte pjesë e emisionit “Rreze Dielli”, që këtë ditë verë, intervistën e zhvendosi nga studio, në ‘qiell të hapur’. Oriela nuk është nga ato vajza që i trembet sfidave dhe aventurave. Kur e njoftuam se intervista do të bëhej në balonë, nuk hezitoi të thoshte: Po.Fluturuam mbi qytetin e Elbasanit, në Ditën e Verës, ku gjen rrënjë tradita  e festës.

Këto festa i duhen shumë shqiptarëve – thotë Ori siç të gjithë e thërrasin - dhe ky është momenti kur duhet të heqim dorë nga problemet e të kalojmë më shumë kohë me familjen dhe të afërmit.

Duke qenë se në familjen time, vajzat janë të shumta, duke konsideruar edhe mbesat që kam në shtëpi kam shumë mundësi për të fantazuar se si mund të argëtohemi të gjithë bashkë. Kam përshtypjen që është një ndër festat më të bukura, Dita e Verës. Edhe nga vetë emri që ka, edhe nga mesazhi që përcjell. Unë uroj që dita e verës dhe dielli ta përcjellë të gjithë ngrohtësinë, buzëqeshjen dhe kënaqësinë që kaq shumë nevojë kemi si popull. Është mirë që në një ditë si kjo, diccka ta harrojmë se nuk mbaron halli asnjëherë. Sot le të shijojmë ballokumet, aktivitetet”, shprehet ajo.

Krahas intervistës së Oriela Nebijajt në balonë, emisioni “Rreze Dielli”, realizoi edhe 2 të tjera me këngetaren Era Rusi dhe me moderatoren Albana Nanaj.

    

Oriela Nebijaj në intervistë në balonë        

                                    

1/2
/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK! Mes të pandehurve Ilir Beqaj

Koncesioni i sterilizimit, në GJKKO vendoset sot nëse dosja kalon në gjyq apo kthehet në SPAK! Mes të pandehurve Ilir Beqaj