Ana Cara, shkrimtarja 25 vjeçare me aftësi ndryshe ishte sot e ftuar në “Studio Live” në Report Tv ku na tregoi se dashuria për artin, të bukurën dhe shkrimin nuk njeh pengesa.
Që në periudhën e karantinës ajo ka nisur të shkruajë libra dhe të shprehë botën e saj të brendshme në poezi. Këtë dashuri e ka kurorëzuar në librin “Dashuri e Heshtur” me proza të këndshme nga e përditshmja e saj për të cilin foli sot me gazetarin Arbër Hitaj.
“Është një libër që është ribotim për së dyti. Për jetën, teatrin, jetën e përditshme...”, tha Ana.
“Dëshira për të shkruar më ka ardhur që në lice . Pamundësia për t’u shprehur më bëri që të filloja të shkruaja”, shtoi shkrimtarja.
“Për librin shkruar më shumë gjatë kohës së karantinës. The thashë që këto shkrime do ti botoj patjetër.”, tha më tej ajo.
E ëma e saj Vera Cara tregon për problemin shëndetësor të Anës por edhe sakrificat që kanë bërë që ajo të ndjekë ëndrrat e saj.
“Ana ka paralizë të pjesshme. Kjo ka ndodhur gjatë lindjes dhe e ka ndjekur gjithmonë. Nuk e kam ndaluar sepse ana nëpër shtëpi ecën vetë. Në rrugë nuk e mban ekuilibrin do një person që ta shoqërojë. Edhe gjatë viteve të liceut e kemi shoqëruar deri te banka e klasës. Ka marrë pjesë në panair kur është botuar libri i parë. Me Rita Petron i caktoi që të rrinte aty të prezantonte librin e saj të parë. Ka kohë që shkruan, ka filluar që në 9 vjeçare”, tha e ëma.
Një nga dëshirat e Anës siç tregon mamaja është që ajo të punojë në bibliotekë. Por deri më tani Vera thotë se ka qenë e pamundur pavarësisht përpjekjeve të saj.
“Ne kemi këmbëngulur që Anën ta çonim në shkollë. Ka qenë këmbëngulja e Anës që kemi arritur këtu. Kjo është e zgjuar vajzë punëtore shkruan. Ana ka shumë dëshirë të punojë në një biblioteke. Kam bërë disa herë kërkesa por e kam parë që të kthejnë përgjigje të ftohta. Ana ka dhe një kanal të sajin në youtube”, tha Vera, dëshirë që u mbështet dhe nga vetë Ana.
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
19.6%
-
Pak
10.3%
-
Aspak
70.1%
Vota total: 107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
‘Studio Live’/ Petraj: Berishën e shoh të shqetësuar, Meta rrezikon deri në 15 vite burg! Softa: Njerëzit të lodhur, duan drejtësi! SPAK po godet krimin e organizuar
22 Janar, 19:44
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Ekskluzive/ Ish-prokurori që hetoi 21 Janarin: Provat në Kryeministri u prishën, gjetëm 120 gëzhoja! Prokuroria e Përgjithshme duhet ta kishte hetuar Berishën e zyrtarët, ne s’kishim kompetencë
21 Janar, 18:52
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Spahiu: Keqardhje e madhe për qindra emigrantë shqiptarë që do dëbohen nga Amerika
20 Janar, 20:38
-
Betimi i Trump, Laçi në 'Studio Live': Do bëjë betejë të madhe ndaj neo-majtizmit! Galdini: 'Non-grata e Berishës'? Reforma në drejtësi do jetë më e fuqishme
20 Janar, 19:22
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia në Report Tv: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi në media ia rëndoi problemet
17 Janar, 20:10
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
Flm qe ftuat Anen me mamin e saj dhe promovuat historine dhe talentin . Flm per empatine dhe dashamiresine edhe gazetarit. Shpresoj dhe deshiroj me zemer qe kjo vajze te gjej punen me bibloteke. A mund te bejme nje peticion per bashkine per ta arritur? Zoti bekofte familjen
Përgjigju