Një rrugëtim drejt artit të Edi Hilës, përmes Zef Pacit (Video)

Një rrugëtim drejt artit të Edi Hilës, përmes historianit të artit Zef Pacit. Ishte kjo eksperienca, që u dha mundësinë artdashësve që nëpërmjet fjalës të Pacit të mbërrinin tek “Piktori i Transformimit” këtë javë. Njohja nga afër e veprave të artistit nisi duke përshkuar ekspozitën, të cilën Paci e rrëfente me kujdes nga perspektiva e një historiani arti. Objekt i bisedës së lirë nuk ishte përshkrimi i jetës së piktorit, por ngjarjet që ndikuan në veprën e tij, ku sollën edhe ndryshime. Paci u shpreh se Hila është nga ata artistë që ndjekin thirrjen për pikturën, ndërtojnë një marrëdhënie me të, pa e ditur se çfarë do ta presë.

Referencat e kohës për Hilën

Paci rrëfen për Hilën se në fillimet e rrugëtimit të tij, ashtu siç edhe ai vetë e ka pohuar, është i mbarsur me një adhurim për autorët e viteve ‘400, e më tej, për klasikët si dhe disa neoklasikë të shekullit XIX me një tërheqje ndaj pararojave artistike të shekullit XX. Hila joshet ndër të tjera nga misteri i metafizikëve, Savinio si dhe revista “Valori Plastici”. Ndihet edhe ndikimi i atmosferës vendase siç janë arkitektura e Shkodrës, si dhe i artistëve shqiptarë, si Idromeno.

Edi Hila në fazat e para gjatë diktaturës, sipas Pacit

Përjashtimi dhe mënjanimi prej artit e jetës sociale e çuan të merrej me realitetin që po e provonte në lëkurë. E gjitha kjo mbështetur në një mendim vërtet personal e jashtë skemave orientuese e imponuese të socrealizmit. Gjithsesi për të nuk ka qenë e lehtë, pasi ka pasur trysni që tentonin t’i ofronin atë lloj qetësie e komforti që mund të të korruptonte dhe njëkohësisht të të shkatërronte shpirtërisht.  Për historianin e artit, Edi Hila familjarisht mundi t’i rezistoj kësaj. Ai punoi fshehtas. Kjo në njëfarë mënyre ishte një moskokëçarje, çmenduri (por e shëndetshme).

Fundin e viteve ’80 dhe fillimi i viteve ’90 për artistin. Paci e cilëson këtë si momentin kur piktori arrin të rehabilitohet. Në këtë periudhë Hilën e ftojnë të japë mësim në Akademinë e Arteve. Në vitet ’90 artisti do të fillojë të marrë pjesë vazhdimisht në “Onufri” dhe në Bienalen e Tiranës. Paci thekson se Hila nuk arriti të bëhej deri në fund zyrtar e i përhershëm në këto aktivitete. Sipas Pacit, piktori ka pasur përulësinë ta lejojë realitetin të mbërrijë tek ai, të ketë ndershmërinë ta pranojë dhe t’i bëjë vend. Edi Hila, si një artist që ngacmohet nga realiteti edhe gjatë këtij bashkëbisedimi ngre shqetësimin e tij për gjendjen se ku është sot kinematografa edhe muzika shqiptare.

Zef Pacci, historian

Mungesa e vëmendjes ndaj Edi Hilës. Piktori ka tërhequr vëmendjen e kuratorëve jashtë vendit. Në vitin 1999 atë e ftojnë të ekspozojë në Bienalen e Venecias, më pas në “Moderna Museum” në Stokholm. Do të vijojë rrugëtimi i tij në “Hamburger Banhoff” në Berlin dhe “Ludsing Museum” në Budapest. Në vitin 2003 do të jetë në “Essl Museum” në Vjenë dhe në vitin 2010 Hila bëhet pjesë e Bienales së Liverpulit. Këto do të pasohen nga shumë eksperienca të tjera. Veprat e tij kohët e fundit janë bërë pjesë e koleksioneve të  Muzeut të artit modern në Centre Pompidou, “FRAC pays de la Loire” dhe “Fonds Municipal of the Ville de Paris”.

Edi Hila, piktor

Veprat e Edi Hilës publiku mund që t”i shijojë deri mbrëmjen e së dielës, datë 29 korrik.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy

Lufta në Ukrainës/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy