Gazetari Edison Myrteza flet nga Kina për Report Tv: Dy shqiptarë janë izoluar në provincën ku u shfaq virusi

Virusi ka vendosur në alarm dhe karantinë një pjesë të madhe të Kinës, ndërsa deri tani ka shkaktuar 41 viktima dhe mbi një mijë të infektuar. E ndërsa ambasadori shqiptar, Selim Belortaja kërkoi që qytetarët të shtyjnë fluturimet e planifikuara drejt Kinës, gazetari Edison Myrteza në një lidhje telefonike nga Pekini për Report Tv rrëfen atë që po ndodh atje. Provinca ku u shfaq virusi është Wuhan-i. Gazetari Edison Myrteza thotë se në dijeninë e tij në këtë provincë janë edhe dy shqiptarë me të cilët ka kontaktuar dhe se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa janë mbyllur në shtëpi. Ndërkohë që në Shqipëri, ministria e Shëndetësisë njoftoi dje marrjen e masave paraprake duke vendosur në zbatim planet e emergjencës dhe kontrollin e kinezëve që vijnë në vendin tonë, por theksoi se nuk ka rrezik.

Intervista për Report Tv e gazetarit Edison Myrteza nga Pekini
Edison, si është gjendja në Kinë nga virusi?
Unë po marr informacione zyrtare nga Kina, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë 444 raste të reja. Mbi 1300 persona janë të infektuar dhe të tjerë do të futen në karantinë për t'u kontrolluar.

Ja kanë humbur jetën?
Deri janë 41 viktima dhe në 24 orët e fundit janë 444 raste të reja. Në të 13 provinca ka përhapje të virusit. Janë 12 qytete që janë bllokuar nga qeveria kineze, janë futur në karantinë. Janë në emergjencë

Çfarë ndodh në këto qytete?
Janë 43 milionë banorë të 13 qyteteve që janë futur në karantinë, nuk lejohet lëvizja në stacione treni dhe aeroporte, gjithcka është në karantinë. Janë bllokuar të gjitha.

Cila është origjina e këtij virusi?
Nga ajo sa thuhet, është një dyqan me produkte deti në Wuhan, por nuk dihet nëse është ky epiqendra dhe nga ka ardhur, nuk dihet akoma origjina. Virusi dyshohet se është i familjes së Sarsit, por nuk dihet nga ka ardhur. Por mendohet në Ëuhan, në një dyqan, qendër të madhe tregtare që shet prodhime deti.

Cilat janë shenjat e këtij virusi?
Nuk dihet nëse pamjet e personave që bien në tokë janë të vërteta, pasi jam në Pekin dhe jo Wuhan. Të gjithë doktorët kryejnë veprimet me një aparat, shohin temperaturën e trupit, ethe, kollë. Pasi hyn virusi  sjell të vjedhja, temperaturë dhe ethe.

Me informacionet që keni, ka shqiptarë që mund të jenë prekur?
Unë personalisht jam tip që mbrohem shumë, por në Wuhan ku është epiqendra ka shqiptarë, por nuk raportohet të ketë probleme. Dy prej tyre janë jashtë për shkak të viti të ri kinez, mund të kenë udhëtuar diku, dy të tjerë ndodhen në Wuhan, por janë të izoluar në shtëpi dhe nuk kanë ndonjë problem dhe nuk janë të rrezikuar. Kur dalim jemi me maska. Tani bëhet nami për maska, pasi janë me miliona që vendosin maska, që virusi të mos ketë mundësi të hyjë nga goja, hunda apo organe të tjera.

Cili është apeli që ju bëni në këtë rast?
Qëndroni në ambiente të mbyllura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër