Një shtëpi 40% më e shtrenjtë se para 7 viteve, Dervishaj: Taksat e ndërtimit rrisin çmimet

Të blesh një shtëpi në Shqipëri duhet të paguash çdo vit e më shumë para. Sipas Bankës së Shqipërisë çmimet janë rritur me 40% në gjashtëmujorin e parë të vitit krahasuar me 2013. Arsyeja kryesore është kostoja në ndërtim. Arben Dervishaj Sekretar i Shoqatës së Ndërtuesve liston për Report TV disa nga arsyet që e kanë bërë tregun e pasurive të paluajtshme kaq të kushtueshme.

“Një nga faktorët kryesor që ka ndikuar në rritjen e çmimit ka qenë niveli i lartë i taksave ose ndryshimi i shpeshtë i sistemit të taksimit në ndërtim. Ndërtuesit në zonat e mira urbane paguajnë 1% për marrjen e lejes së ndërtimit, dhe 8% për vlerën e shitjes për apartamentet jo referuar çmimit të ndërtimit por referuar çmimit të shitjes dhe kjo sjell rritje të kostos së ndërtimit dhe për pasojë rritje të çmimit të apartamenteve”, pohon sekretari i ndërtuesve Arben Dervishaj.

Dervishaj jep shembullin se si ndikon pagesa e tre tarifave në rritjen e çmimeve.

“Nëse kemi ndërtuar një objekt që kushton 100 mijë euro, 1000 euro është vetëm aplikimi për leje ndërtimi. Pastaj do të shikohet nëse ky objekti 100 mijë euro sa e ka vlerën në treg, dhe nëse në treg e ka vlerën 200 mijë euro atëherë 11% e kësaj 200 mijë euro është taksa ose 22 mijë euro. Kjo është një barrë e madhe se jo të gjithë ndërtuesit kanë cash të madh dhe ju drejtohen bankave dhe kuptohet në kosto do të futet edhe % e normës së interesit të kredisë”, thotë Dervishaj.

Rritja e kostove vjen edhe si pasojë e mungesës së punëtorëve, pasi ndërtuesit janë të detyruar të rrisin pagat për ti mbajtur ato që kanë.

“Rritet përqindja e ndikimit të punëtorisë në koston totale të ndërtimit si rezultat i mungesës së fuqisë punëtore në vend. Pjesa e ndërtimit gati i ka dyfishuar rrogat si rezultat i nevojës”, thotë ai.

Vendosjen e sigurimit të detyrueshëm deri në 10 vite për ndërtuesit pas tërmeteve, Dervishaj e konsideron pozitive por që kërkon më shumë studim.

“Përsa i përket sigurimit ne e përshëndesim se duhet futur por ajo duhet të jetë më e studiuar dhe duhet të përfshihet edhe qytetari. Një ndërtues që ka ndërtuar dhe ka një eksperiencë dhe ka ndërtuar shumë mirë duhet të ketë polic sigurimi më të ulët sesa ai që sa ka hyrë në treg apo ka ndërtuar keq”, thotë Dervishaj. 

Sa i takon sigurisë dhe cilësisë Dervishaj thotë se ndërtuesit janë të ndërgjegjësuar dhe se objektet e reja kanë rezistencë ndaj tërmeteve tepër të lartë, duke iu përshtatur nivelit të bashkimit Evropian.

“Nuk projektohet mbi bazën e normave shqiptare që janë tejkaluar dhe janë mbi 30 vjeçare por mbi bazën e normave evropiane mbi eurokode që japin një siguri më të lartë. Ka një ndërgjegjësim të një pjesë ndërtuesish që kërkojnë që të rritet edhe më shumë që të jenë edhe më të sigurtë. Nga ajo që kam parë unë nga tërmeti sigurime kanë marrë vetëm objektet që ishin me kredi ose objektet shtetërore që e kanë të detyrueshëm”, deklaron Dervishaj.

Qendra e Tiranës mbetet më e kushtueshme, ndërsa zonat në periferi kanë vlera normale. Si pasojë e çmimeve të larta sipas Bankës 60% e pronave për banim janë blerë me hua bankare.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Futja kot: 08/10/2020 23:23

    Ne cdo vend te botes ka Norma. Si ne ndertim si ne shfrytezim ( ajo qe ka kushtuar me shtrenjte do shitet e tille, por 100 % e vleres) kjo eshte futja. Nje norme fitimi normal, por dhe sikur 30 % do ishte mese e mjaftueshme. Akoma nuk u ngopet?

    Përgjigju
    • Ki iko: 09/10/2020 13:00

      Kemi 20 vjet qe presim cmimet te bien. I shesin aq se ka Rob me leke (me ngjyre)qe I blejne. Pastaj ka edhe kosto te fshehta dhe kosto lronari toke qe do 1/3. Cmimin e vendos tregu, qe te ne eshte pazar I zi., Jo treg.

  • Miri: 08/10/2020 21:55

    Pagat ne Shqiperi jane ne monedhen (lek),pse apartamentet shiten ne monedhen (euro).?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja