Tiranë- Përfundon shqyrtimi gjyqësor në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit.
Vendimi do të shpallet më datë 19 Dhjetor, në orën 14:00. Çështja në Apel u hap me kërkesë të palëve që kërkuan edhe marrjen e disa dëshmive dhe provave të reja.
SPAK kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë, në lidhje me pafajësitë që janë dhënë për Arben Dervishajn, Juri Imeraj dhe Arjola Kodra, si edhe për Alqi Ballkon, i cili u shpall i pafajshëm për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehurit e tjerë për këtë aferë. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.
Për të SPAK kishte kërkuar 7 vjet burg, por Bllako mori pafajësi për akuzën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”, dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”.
Në muajin Tetor, Apeli i GJKKO vendosi të pranojë kërkesën e SPAK, për përsëritjen edhe njëherë të shqyrtimit gjyqësor në lidhje me të pandehurit e akuzuar për inceneratorin e Fierit. Pas kërkesës së prokurorit Dritan Prenci, gjykata vendosi të thërrasë 8 dëshmitarë për t’u marrë në pyetje, mes tyre edhe të pandehurën Arjola Kodrën.
Gjykata e Posaçme i kishte shpallur vendimet më 25 Shtator 2023, ku Bllako mori pafajësi për një nga dy akuzat dhe për të cilën SPAK po kërkon dënimin në Apel.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.5%
-
Jo
24.4%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 581
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, 18 vite burg për autorin
30 Mars, 17:07
-
Tiranë/ Sherr i dhunshëm, 3 persona dhunojnë fizikisht 39-vjeçarin, lëndohet një 29- vjeçar që ndërhyri
30 Mars, 14:47
-
Preç Zogaj: Zvogëlimi i SHBA dhe BE-së është horizonti i tyre
30 Mars, 14:42
-
Fitim Zekthi: Drejtësia i ka bërë dy partitë e mëdha të jenë plotësisht apolitike
30 Mars, 14:01
-
'The Independent': SPAK në Shqipëri rriti besimin e publikut te sistemi i drejtësisë! Politika e paraburgimit e ekzagjeruar, është kritikuar nga Këshilli i Europës dhe OKB
30 Mars, 13:37
-
Katalogu/ Dalin pamjet e 301 pronave të krimit të sekuestruara! 13 pasuritë e Jamarbër Malltezit 17 milionë euro! Vilat e Ahmetajt, Kryemadhit e Ervis Martinajt
30 Mars, 13:23
-
Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit
30 Mars, 13:19
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
30 Mars, 09:24
-
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falen në 'Sheshin Skënderbej'! Spahiu: Lusim Zotin të na japë forcë të përballojmë sfidat e jetës! Unitet, mëshirë, drejtësi
30 Mars, 07:05