Një SMS për Bardh Kadillin: Zbrit nga Titaniku dhe ruhu nga i mbyturi

Një SMS për Bardh Kadillin: Zbrit nga Titaniku dhe ruhu nga i mbyturi

Kreshnik Spahiu dhe Fatbardh Kadilli

Bardh Kadillin e kam mik prej 30 vitesh, pavarsisht se kemi qenë kundërshtar politik.
Për ata që nuk e njohin do ju përmendja vetëm një fakt: Kadilli ka punuar afro 10 vjet për agjensitë amerkinane në programet anti-korrupsion dhe lëvizjet civile. Ai ka qenë një nga njerzit më të besuar të dipolomacisë amerikane.
Me Bardh Kadillin jam njohur kur isha student në protestat për përbysjen e komunizmit.
Bardh Kadilli nisi karrierën e tij në parlament me shpresën se ajo ishte Partia Demokratike e viteve 1990.
Bardh Kadilli ka mbetur ai rebeli viteve 1990, por fatkeqsisht në kohën dhe vendin e gabuar.
Unë sot po i dërgoj një SMS Bardh Kadillit me arsyet pse duhet tërhiqet nga përpjekja e tij për tu bërë lider i Partisë Demokratike:
- ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më partia e rinisë dhe studentve që përmbysën komunizmin sepse 377 themeluesit e saj janë përjashtuar 100% dhe i kanë hedhur rrugve.
- ai duhet të tërhiqet sepse ajo nuk është më një parti qytetare dhe civile sepse aty ka mbetur vetëm vulgu.
- Ai duhet tërhiqet sepse kjo nuk është garë me Lulzim Bashën por me Sali Berishën. Ai nuk ka hequr asnjē herë dorë nga drejtimi i partisë në 30 vjet. Madje edhe kur ishte President në 1992-1997 kryetar mbante Tritan Shehun por e drejtonte vetë partinë.
- ai duhet japë dorheqje se në Parti Demokratike s’ka pas kurrë zgjedhje: as kur e larguan Ed Selamin refugjat në amerikë, as kur i hoqën imunitetin Azem Hajdarit, as kur sulmuan Sokol Olldashin, as kur rrahën Neritan Cekën, as kur masakruan Arben Imamin, as kur hodhën rrugve Gramoz Pashkon, as kur akuzuan Topallin dhe Patozin...
- ai duhet tërhiqet sepse ajo nuk është më parti por një shoqēri tregtare SHPK që administrohet nga dy familjet Berisha dhe Basha. ZotI Kadilli s’mund t’ju marr biznesin familjes Berisha dhe as mund futet ortak me ata.
- ai duhet tërhiqet sepse aty nuk do zhvillohen zgjedhje por një përsëritje e skenarit 2017 Basha-Selami ku do garohet dhe kutitë do mbushen.
- Ai duhet tërhiqet sepse Partia Demikratike e ka humbur funksionin e marrjes pushtetit dhe do degradoj me hijen e Berishës deri sa pema e tij biologjike të mbijetojë.
- ai duhet tërhiqet sepse Shqipëria ka nevoj pēr ndryshim dhe jo riciklim. Shqiptarët kanë nevojë për një opozitë të re e cila mund të krijohet sa më shpejt që tē fundoset PD.
- Ai duhet tërhiqet dhe të zbres urgjent nga Titaniku dhe ta lërë kapitenin plak dhe violinistin të mbyten të fundit. Ka marr aq shumë vrima ajo anije dhe do zhytet me shpejtësi.
- ai duhet tërhiqet se ajo parti do përfundoj si LDK që pas vdekjes Rugovës është katandisit 13% dhe familjarët e tij përfunduan në burg.
I dashur Bardh, kjo ështē SMS e fundit që të dërgoj: Largohu sa nuk është vonë, sepse i mbyturi do të rrezikoj të të mbys edhe ty.
Është mbushur me ujë të ndotur dhe plot llum ajo parti, madje s’ka gomone që të shpëton.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 16/05/2021 22:07

    Bravo Kreshnik.Nëse Kadilli nuk tërhiqet do e psoi si Ata që shkruani Ju.Nuk mund të harrohen A.Broci,P.Arbnori,A.Spahia,A.Hajdari,S.Olldashi,G.Pashko..etj.Korkodili Sb do i përpij nië e nga një.Thuaja më troç Kadilit:Sb nuk mund të largoi Lb pasi vjedhjet e krimet i kanë bërë bashkë dhe bashkë do fundosin 100 % deri kur DREJTËSIA ti çoi në REÇ të 2+Liken=3,megjithse unë nuk kam besim se te ne Drejtësia mund të bëhet derisa Sb të jetë mbi dhe..! -Me 2b Edi Rama do jetë KM deri 2029.Mandej LaliEri..etj. -Në PD duhet rinovim 90 %,por kjo nuk mund të behet kurrë. -PD në 2019 duhet të nxirrej jashtë ligjit si P/AA Greqi kur u paralajmërua nga Palmeri Amerikan. -Dhe Sb tashmë po i rekomandon Lulit të shpalli Nongrata të gjithë Ambasadorët perëndimor.. -Mezi pres te Eni Vasili që të flasësh nga jashtë,pasi kam lexuarë se TV-t e Sb ta kanë bërë benë po të gjetën se ku je..në Belgjikë po thonë..Nm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë