Këngëtarja bukuroshe duket se e ka pritur shumë mirë surprizën që i kanë bërë miqtë e saj të afërm të cilët kanë planifikuar çdo gjë me kujdes, në Skënderaj të Kosovës.
Një nga Dhuratat e veçanta që ka marë këngëtarja ka qenë një portret i saj i vizatuar në letër.
Nuk kanë munguar as buqetat me lule, fishekzjarret dhe padyshim ajo që është simbol i kësaj dite, torta, e punuar me figurën e markës së njohur Louis Vuitton.
Përveç emrave të ndrsyhëm të arsimit, institucioneve të ndryshme, shoqërisë dhe të afërm të tjerë, e pranishme në këtë festë ka qenë dhe mamaja e këngëtares Jakupi.
Leonora ka shijuar festën e madje është përlotur duke falënderuar të gjithë të pranishmit aty.
Këngëtarja, e cila njihet për sharmin dhe elegancën e saj edhe këtë herë është dukur mjaft në formë.
(b.t/shqiptarja.com)