Një surprizë e paharrueshme për Leonora Jakupin

Një surprizë e paharrueshme për Leonora Jakupin
Një tablo e madhe ku shkruhej “Gëzuar Ditëlindjen Mbretëresha e Këngës Shqipe”, njerëz të shumtë të pranishëm, dhurata e përqafime të ngrohta nga persona të dashur kanë qenë detajet që kanë bërë të veçantë ditëlindjen e këgëtares Leonora Jakupi.



Këngëtarja bukuroshe duket se e ka pritur shumë mirë surprizën që i kanë bërë miqtë e saj të afërm të cilët kanë planifikuar çdo gjë me kujdes, në Skënderaj të Kosovës.

Një nga Dhuratat e veçanta që ka marë këngëtarja ka qenë një portret i saj i vizatuar në letër.



Nuk kanë munguar as buqetat me lule, fishekzjarret dhe padyshim ajo që është simbol i kësaj dite, torta, e punuar me figurën e markës së njohur Louis Vuitton.

Përveç emrave të ndrsyhëm të arsimit, institucioneve të ndryshme, shoqërisë dhe të afërm të tjerë, e pranishme në këtë festë ka qenë dhe mamaja e këngëtares Jakupi.



Leonora ka shijuar festën e madje është përlotur duke falënderuar të gjithë të pranishmit aty.



Këngëtarja, e cila njihet për sharmin dhe elegancën e saj edhe këtë herë është dukur mjaft në formë.

(b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin