Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane, Alban Dervishi: E nisa si marinar i thjeshtë, kam lundruar në çdo det të botës (VIDEO)

Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Kështu ambasada amerikane në Tiranë na prezanton me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës.

I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.

“Përshëndetje, jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. “Çun Petronini” në shkollë të mesme. Isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në Neë York. Ndihem shumë krenar që këtë qershor të marr komandën e USS Pearl Harbor. Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment dhe është një nder sepse gjatë gjithë karrierës sonë ne dedikojmë shumë kohë për të arritue këtë majë dhe më jepet një shans fantastic dhe me zor pres të kryej detyrën. Ndaç babanë, ndaç gjyshin i kam pasur ushtarakë kështu që ushtria më tërhoqi pak, edhe Amerika, pikërisht ajo Amerikë me ushtrinë më të madhe në botë. M’u dha kjo mundësi dhe thashë pse jo t’i hyj ushtrisë amerikane. Me thënë të drejtën e ka filluar si marinar i thjeshtë. Gjithçka shkoi me shkallë, një mundësi më shumë, e një mundësi më shumë lëvizën gjërat. Gjatë karrierrës time kam qenë në 7 anije të ndryshme dhe kam lundruar çdo det të botës, duke pëfshirë edhe operacionet më kritike si të luftës së Afganistanit, Irakut dhe operacione të tjera. Egziston një farë theksi atje dhe gjithmonë tërheq atë pyetjen nga dikush: nga e keni prejardhjen? Dhe e them me shumë krenari që jam shqiptar”,- shprehet Komandant Alban Dervishi.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 29/03/2025 03:35

    Na nderove e na bere te gjithe te jemi me ju krenar! Ju urojme sukses!

    Përgjigju
  • Tarras Lala: 28/03/2025 19:21

    Bravo tē qoft more djal hallall qumshti i nēnēs. Pēr tē till njerēz ka nevoj Shqipria me Halle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

 E akuzoi se ka marrë 45 mijë euro nga ‘Çopjat’, Lapaj padit Shehajn në SPAK për shpifje: Jam sulmuar në mënyrë të pakuptimtë

E akuzoi se ka marrë 45 mijë euro nga ‘Çopjat’, Lapaj padit Shehajn në SPAK për shpifje: Jam sulmuar në mënyrë të pakuptimtë