Një tjetër murale i shtohet fasadave të pallateve në Tiranë, ja simbolika që përcjell

Një tjetër murale i shtohet fasadave të pallateve në Tiranë, ja simbolika që përcjell

Si ishte dhe si u bë pallati në Tiranë

TIRANË-Imazhi i një gruaje e cila mban një buqetë në dorë duke ja dhuruar shqiptarëve, është një tjetër murale që zbukuron fasadën e një pallati në kryeqytet. Vepra e piktorit Gera nga Greqi vjen pas një bisede të ndjerë që artisti ka zhvilluar me një emigrante shqiptare në Greqi, e cila për shumë kohë nuk ka mundur të kthehet në vendlindje.

Pikërisht imazhi që artisti ka ruajtur nga ky takim tashmë qëndron në fasadën e një pallati, si për kujtuar çdo ditë, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Gjatë javëve të fundit, një sërë imazhesh janë pikturuar në fasadat e pallateve në kryeqytet, duke krijuar një kolanë muralesh që i kanë dhënë jetë dhe ngjyra Tiranës.

Mural Fest organizohet nga Dekor Tirana dhe kurohet nga Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi. Në përfundim të këtij projekti do të realizohen 10 murale. Kjo është muralja e 5-të në proces. Festivali do të zgjasë deri më 30 shtator 2021.

Pallati para se të ndërtohej muralja

Pallati pasi u ndërtua muralja

 

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ambasadori: 12/09/2021 17:49

    Pikturoni e suvatoni pallatet te Kryqëzimi i 21 Dhjetorit!!

    Përgjigju
  • Xnxkxnxn: 12/09/2021 12:28

    Per keto ka nevoje qyteti. Jo per te inspektuar gjendjen e ashensoreve neper pallate. Bravo!

    Përgjigju
    • Zszszszsz: 22/09/2021 17:12

      Ka nevoje per te gjitha!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës