Veliaj në asfaltimin e një rruge në Tiranë: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë dhe ndërtuar 7 shkolla! Po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë

Veliaj në asfaltimin e një rruge në Tiranë: Në Njësinë 2 kemi ndërhyrë dhe ndërtuar 7 shkolla! Po asfaltojmë në 70 kantiere çdo natë

Veliaj inspekton punimet

Në Tiranë asfaltohet edhe një rrugë tjetër që lehtëson lëvizjen e qytetarëve dhe sjell rregull në lagje. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punën në orët e mbrëmjes, tha se ky është një investim i rëndësishëm që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, e cila më pas del me një kalim te zona e Thesarit për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit.

“Ky është një nga komunitetet më të vjetra të Tiranës dhe për të gjithë ata që janë rritur në këtë lagje ka shumë nostalgji. Më vjen mirë që në aksin e rrugës kryesore po bëjmë një investim kapital, që lidh dy rrugë: rr. “Mihal Grameno” me rr. “Bako Dervishaj”, dhe del me një kalim te zona e Thesarit, për t’u bashkuar me rrugën e Elbasanit. Kemi edhe një degëzim tjetër nga Qyteti Studenti, edhe ajo një rrugë që kishte nevojë për ndërhyrje. Ky degëzim po bëhet me investim kapital të prokuruar nga Bashkia e Tiranës. Xhepat e pallateve që përfshin ky aks po bëhen nga ndërmarrja jonë e asfaltit. Qytetarët duhet të na mirëkuptojnë: Në momentin që flasim po punojmë në 60-70 kantiere paralele në Tiranë. Edhe në shtëpi, kur ndërrojmë një pllakë, i biem kuzhinës cep më cep. Edhe në qytet, për sa kohë po punojmë në gjithë këto kantiere, do duhet të na jepet mirëkuptim derisa t’i kryejmë këto punë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se së shpejti në Njësinë 2 do ndërtohen edhe dy shkolla të reja, duke e çuar kështu në 7 numrin e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në zonë.

“Më vjen mirë që për zonën janë duke u kryer disa investime të tjera në infrastrukturën arsimore. Sa kemi rënë dakord me qeverinë që të marrim ish Spitalin e Arabit në Sauk, i lënë pas dore që në vitet ‘90, pa u bërë kurrë spital, për ta kthyer në një shkollë 9-vjeçare për Saukun. Në anën tjetër të rrugës, po te ai rreth rrotullim, ku ka qenë parkingu i Policisë Ushtarake dhe sot është oborri i madh i Akademisë së Rendit, do të ndërtojmë gjimnazin. Pra, do operojmë siç kemi bërë edhe në lagje të tjera, ku do të kemi afër edhe shkollën 9-vjeçare me parashkollorin dhe një kopësht, edhe gjimnazin, që fëmijët të mos bëjnë vara-vingo”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, puna për asfaltimin e rrugëve do të vazhdojë çdo natë.

“Ne do të vazhdojmë çdo natë, me shpresë se do na mbajë koha dhe këto 70 kantiere t’i përfundojmë sa më shpejt. Në fund do ia vlejë i gjithë ky mund dhe durim. Faleminderit banorëve për mirëkuptimin dhe më vjen mirë që edhe çunat, shokët tanë të vjetër të lagjes, janë të kënaqur, dhe pjesa e brendshme po sheh asfalt dhe rregull cep më cep. Por, na duhet ta mirëmbajmë. Po i rikthyem prapë kunjat dhe bllokimet, nuk ka kuptim. Është si historia te Qyteti Studenti. Po i zaptuan prapë konviktet, na rroftë që i bëmë të reja, se kemi ngelur akoma te mentaliteti i 97-ës. Na duhet të investojmë edhe në infrastrukturë rrugore, edhe në mentalitet, që të sigurohemi që këtë hapësirë të përbashkët ta shijojmë sa më gjatë”, tha ai.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • roma: 19/03/2023 02:09

    asfalt elektoral,,,ne rruge te pista me pluhur,qe shtypen,deformohen,,groposen menjehere sapo kalon nje mjet i rende apo i mesem,,,me plehra te hedhura ne toke,,nga maloke e katunare te ardhur nga te gjitha katundet e shqiperise ne tirane,,,,robt ku ti kene re gjithe ata qe lejuan morracaket te vinin ne tirane...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit