Në fillim të shkurtit, ish-deputeti i PD-së Dashnor Sula u zgjodh kryeinspektor në qeverinë Rama 4. Por kryeministri, në komunikimin me banorët në Prrenjas, ndërsa ironizoi protestat e opozitës, u shpreh se edhe demokratë të tjerë janë kthyer me mazhorancën.
“Shqipëria nuk kthehet më mbrapa, do ta çojmë përpara me të gjithë demokratët që e gjejnë rrugën. Rrugën do ta hapim ne dhe nuk janë pak. Drejtuesja e Agjencisë së Rinisë ka qenë udhëheqëse e rinisë së PD-së dhe thotë: ‘Ku paskam qenë?’ Pse, a nuk e sheh që është mes njerëzish dhe jo mes qorrash”, tha Rama ndër të tjera.
Por kush është drejtoresha e Agjencisë?
Sara Bodo rezulton në faqen zyrtare të institucionit si drejtuese. Në vitin 2021 ajo u prezantua si kryetarja e FRPD-së së Vlorës, Sara Bodo, e cila në atë kohë mbështeste Lulzim Bashën si kryetar të Partisë Demokratike.
Bodo rezulton të jetë emëruar në tetor të vitit 2025.
"Agjencia Kombëtare e Rinisë mirëpret znj. Sara Bodo në cilësinë e saj zyrtare si Drejtoreshë e institucionit, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri dhe të rëndësishëm për Agjencinë dhe politikat rinore në vend.
Me një formim akademik në Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar, përvojë të gjerë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, si dhe angazhim të gjatë me të rinjtë dhe shoqërinë civile, znj. Bodo sjell me vete një vizion të qartë, energji të ripërtërirë dhe një angazhim të palëkundur për të çuar përpara çështjet që lidhen me të rinjtë.
Agjencia Kombëtare e Rinisë mbetet e vendosur për të forcuar rolin e të rinjve në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. Nën këtë udhëheqje të re dhe me një vizion të qartë strategjik, Agjencia do të vazhdojë të shërbejë si një institucion i hapur, gjithëpërfshirës, i orientuar drejt nevojave dhe aspiratave të të rinjve shqiptarë", thuhet në deklaratën e agjencisë.
Komente











Sa ... paska patur dhe kjo PD-ja.
PërgjigjuMe Kete ritem Brenda 2028 shkrihet e djathta PD dhe mesa duket edhe PS pas Rames do shkrihen dhe mbetet si ne Kosove me forca te reja , keshtu futen ne 2029 Lapaj Gon Shehaj dhe Qorri si politike ! Por edhe mbetet mundesia qe nga 2029 sjellin shefa opozitash me avjon nga perendimi sic Kane bere pra i sjell perendimi dhe aleatet ! Keshtu mbetet cikli bosh , sot Lena neser vajza Prenẽs pastaj 2035 vjen djali Mashkullores e keshtu cikel kjo Pune politike b
PërgjigjuPo, kështu pra, drejtora këta dhe të PS-së le të hanë bar...turp.
PërgjigjuAq mirë ia bën, bravo Rama zhduke PS e vazhdo me rilindjen demokratosocialiste.