Një vëzhgim nga Report Tv në QSUT, bluzat e bardha lëvizin të shkujdesur, pa maskat mbrojtëse

Edhe pse është kthyer në vatër të përhapjes së COVID-19, asnjë masë nuk është marrë në pavionin e sëmundjeve të Brendshme në QSUT. Qytetarët grumbullohet në dyert e spitaleve pa asnjë masë mbrojtëse dhe pa ruajtur distancimin e nevojshëm. Ndërkohë që të shkujdesur ishin dhe mjekët, ku vetëm sot, 10 prej bluzave të bardha rezultuan pozitivë.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është kthyer në një vatër infeksioni për Covid-19, ku janë infektuar personel shëndetësor por edhe pacientë. Gjatë ditës numri i qytetarëve që lëvizin në QSUT është i lartë por jo të gjithë janë të pajisur  me maska dhe doreza.

"Ne nuk kemi qenë të frikësuar që në fillim të këtij muhabeti, na duket pak si e fryrë. Për shembull marrë veten time si shembull, kam një javë këtu, po të ishte se do të kishte kaq ndikim të madh edhe mund të kishim pësuar gjë, mund të ishim infektuar, kështu që nuk besoj", u shpreh një qytetar.

"Po edhe ndjejmë frikë. Frika ekziston. Siguria zero në spitale, zero, e di kujt i thonë zero. Kur infektohen doktorët, vaj medet njerëzit e tjerë që nuk dinë gjë ca bëhet. Për sigurinë tonë nuk duam të futemi për ti takuar të afërmit. Për sigurinë tonë dhe të pacientit sepse ne jemi këtu në ambient të hapur, as dezinfektues nuk ka, as një gjë nuk ka, këtu është skandal, halli i madh të sjell këtu", u shpreh një tjetër.

Kurse një tjetër qytetar thotë se nuk është i frikësuar nga kjo situatë. Edhe bluzat e bardha që janë në lëvizje në ambientet e QSUT jo gjithmonë janë me maska e doreza.

Por edhe pas kësaj këmbane alarmi pikërisht në vendin që duhet të trajtojë   pacientët me Covid, institucionet shëndetësore nuk kanë marrë asnjë masë. Për të shmangur grumbullimet në dyert e spitaleve por dhe detyrimin që në këtë zonë të çdo pacient qytetar  apo staf mjekësor të jenë të pajisur me maska dhe doreza.

33 është numri i të infektuarve nga infermierja e sëmundjeve interne. Ndërkohë  10 nga rastet që u shënuan këtë të premte në Mat dhe Lushnjë ishin të gjithë të infektuar në qendrën spitalore.

Kjo situatë ka sjellë dhe vendimin për mbylljen e mjekësisë interne, deri në fund të javës tjetër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se aktualisht janë vetëm 3 pacientë të shtruar në këtë repart, që pritet tu bëhet dhe tamponi përfundimtar. Pacientët që kanë dalë pozitivë janë dërguar në spitalin infektiv, ndërsa pjesa tjetër në reparte të tjera.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 30/05/2020 09:09

    Bluzat e bardha na predikojne pastertine, por vete i sheh me veshjet qe duhet te jene brenda spitalit ata dalin, shkojne per te blere te kioska apo minimarketi jashte. Dmth me perparesen e bardhe uniformen dhe kepucet qe normalisht duhet te jene te pastra dhe vetem per brenda spitalit, ata i sheh shpesh here verdalle jashte spitalit duke rrezikuar veten dhe pacientet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare