Një vit burg kreut të Omonias
dhunoi varret në Boboshticë

Një vit burg kreut të Omonias<br />dhunoi varret në Boboshticë
KORCE- Gjykata e Apelit e Korçës dënon me 1 vit burg kreun e Omonias, Naum Disho (ne foto) ndërsa jep liri me kusht për dy punëtorët që akuzohen për skandalin e  dhunimit e varreve në Boboshticë, të Korçës, në tetor të 2010.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Apelit. Prokuroria kërkoi 2 vjet burg për Naum Dishon dhe 3 muaj burg për punëtorët e varreve Luan Zaçe dhe Alqi Koroveshi. Të pranishëm në seancë ishin dhe zv/konsulli grek i Korçës, si dhe zyrtare te tjerë te konsullatës.

Sipas prokurorisë është provuar se janë dëmtuar 10 varre. Nga ana e tij Disho deklaroi se nuk kishte dhunuar varret por vetëm kishte investuar për të nderuar 2 ushtarët grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas gjykatës, betenonizimi, dhe ngritja e memorialit, u kryen me iniciativën dhe sponsorizimin e kreut të OMONIA-s, Naum Disho.

SKANDALI

Në tetor të 2010 fshatarët denoncuan dhunimin e varrezave, brenda territorit të kishës së “Shën Mërisë” dhe ngritjen e një memoriali grekë me pretendimin se aty ishin varrosur 2 ushtarë grekë, të rënë gjatë luftës italo-greke të viteve 40. Sipas banorëve nuk ka pasur asnjë ushtar grek të varrosur, vetëm eshtrat e të parëve të tyre, 150 vjet më parë. 
Mbi varre u ngrit një platformë betoni dhe u ngritën shkallë mes për mes varrezave, si dhe memorial për nder të ushtarëve grekë.Gjatë betonizimit, të varrezave për të krijuar memorialin, punëtorët nxorrën jashtë dhe eshtra. Me vendimin e sotëm Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale