Një vit hetime dhe ende s’gjendet pronari i 11 kg heroinë, në gjyq vetëm korrieri

Një vit hetime dhe ende s’gjendet pronari i 11 kg heroinë,  në gjyq vetëm korrieri

Plot 11 kg heroinë të kapur në portin e Durrësit në shkurt të 2018, ka vetëm një person përgjegjës dhe ai është korrieri Bujar Shazivari.

Bujar Shazivari, drejtuesi i kamionit me targa AA 943 OO është ndaluar nga policia kufitare Durrës, në shkurt të 2018 dhe sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, ai ishte korrieri që kishte marë përsipër të trafikonte sasinë e heroinës prej 11 kilogram.

Hetimet një vjeçare të prokurorëve të Krimeve të Rënda nuk sollën asnjë rezultat për sa i përket zbulimin dhe arrestimit të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Megjithëse kishte dyshime mbi disa persona të tjerë me origjinë nga Shijaku dhe Durrësi se mund të ishin pronarët e sasisë së drogës, këto dyshime janë shuar për mungesë provash.

Burime pranë prokurorisë thanë se gjatë hetimit korrieri i drogës nuk ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë, duke pohuar se nuk kishte dijeni e kujt ishte sasia e drogës, për të cilën s’kishte asnjë informacion që ishte vendosur brenda trupit të kamionit.

Në këto kushte prokuroria ka mbyllur çështjen hetimore dhe ka dërguar në gjyq për akuzën e “Trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim.

Në momentin e sekuestrimit të 11 kg heroinë kamioni po kryente procedurën e imbarkimit në tragetin e linjës Durrës -Ankona që niset nga Durrësi dhe ishte i ngarkuar me materiale konfeksionesh për tregun italian.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023