MANIFESTIME TË PËRGJAKSHME NË SHESHIN "MAIDAN"
Më 21 nëntor 2013, qeveria ndërpret negociatat mbi një marrëveshje të asocimit me Bashkimin Evropian dhe rifillon marrëdhëniet ekonomike me Rusinë, duke shkaktuar zemërim tek opozitarët proevropianë. Në Kiev manifestimet zgjasin tre muaj rjesht në "Maidan", sheshi "Pavarësia" që bëhet simboli i kontestimit.
Represioni intensifikohet në fund të janarit 2014, forcat e rendit sulmojnë manifestuesit më 18 shkurt (më shumë se 100 të vdekur në tre ditë). I shkarkuar nga parlamenti më 22 shkurt, presidenti Viktor Janukoviç arratiset në Rusi. Një miliarder properëndimor, Petro Poroshenko, do të zgjidhet president më 25 maj.
MOSKA ANEKSON KRIMENË, REBELIM SEPARATIST NË LINDJE
Më 26 shkurt, prorusët dhe proukrainasit përplasen në Simferopol, kryeqyteti i Krimesë, republikë autonome dhe rusofone në jug.
Një sitë më pas, parlamenti i Krimesë, ku është vendosur një komando proruse, zgjedh një qeveri të re lokale dhe voton për organizimin e një referendumi mbi të ardhmen e gadishullit ku hyjnë ushtarë rusë të veshur si civilë.
Më 16 mars, një referendum plebishitar sjell bashkimin e Krimesë me Federatën Ruse, e miratuar dy ditë më pas nga Moska. Ky aneksim i dënuar nga Kievi dhe Perëndimorët shkakton krizën më të rëndë diplomatike mes Perëndimit dhe Rusisë që prej rënies së BRSS-së. Në lindjen ukrainase kufitare me Rusinë, manifestuesit prorusë marrin nën kontroll që prej datës 6 prill godinat zyrtare në Kharkiv, Donetsk dhe Lugansk. Më 13, Ukraina që akuzon Moskën se po përpiqet që ta pushtojë dhe ta shpërbëjë, fillon një operacion antiterrorist në zonat rebele.
Rebelët organizuan një referendum të gjykuar të jashtligjshëm nga Kievi dhe Perëndimorët mbi pavarësinë, plebishiti u mbajt më 11 maj nga rajonet e Donetskut dhe Luganskut.
Më 17 korrik, një avion "Boeing" i kompanisë "Malaysia Airlines" u rrëzua në rajon rebel (298 të vdekur). Kievi dhe rebelët akuzojnë njëri-tjetrin për rrëzimin e avionit.
BE-ja dhe SHBA-ja përforcojnë sanksionet e tyre kundër Rusisë, e akuzuar se mbështet separatistët. Sipas OKB-së, konflikti ka bërë më shumë se 3 700 të vdekur.
NEGOCIATA TË VËSHTIRA PAQEJE
Më 5 shtator, pas fitoreve të separatistëve të ndihmuar nga prania e ushtarëve rus sipas Perëndimorëve, Kievi dhe rebelët nënshkruajnë një armëpushim në Minsk, që shkelet regullisht.
Më 23, separatistët shpallin zgjedhje presidenciale dhe legjislative për datën 2 nëntor në rajonet e Donetskut dhe të Luganskut të cilëve Kievi i propozon një status special.
Më 16 shtator, Ukraina dhe BE-ja nënshkruajnë një marrëveshje historike të asocimit, duke konkretizuar largimin nga influenca ruse të kësaj ish-republike sovjetike.
Putini urdhëron më 12 tetor tërheqjen ë 17 600 ushtarëve rusë të vendosur që prej verës në kufirin me Ukrainën.
Të premten u zhvilluan takime mes presidentit Petro Poroshenko, Vladimir Putinit dhe krerëve evropianë në Milano, por nuk sollën ndonjë përparim në negociatat e paqes por vetëm ndonjë përparim të vogël në disa pika, si mbikayrjen e kufijëve nga dronët. Ndërkohë që luftimet e përgjakshme vazhdojnë në lindje./
ATSH