Në mbledhjen e asamblesë së Partisë Republikane, Fatmir Mediu i kërkoi opozitës reflektim, duke thënë se duhet të ndryshojë nga opozitë e liderëve në opozitë të shqiptarëve. Ramën e akuzoi për keq-qeverisje dhe korrupsion.
Përballë një opozite e cila vijon të jetë jo-kompakte në prag të trokitjes së fushatës për zgjedhjet parlamentare të 2025, kreu i republikanëve Fatmir Mediu ngre alarmin që rrymat opozitare të reflektojnë për të qenë alternativë qeverisëse. E këtë Mediu, thotë se duhet ta nisin së pari duke ndryshuar veten.
“Opozita e liderëve duhet të ndryshojë dhe të bëhet opozita e shqiptarëve. Opozita nuk mund të katandiset në qëllimin se kush do të jetë deputet, por duhet ta shohë parlamentin si vendin ku shqiptarët shikojnë dhe dëgjojnë mundësinë për të ardhmen dhe shpresën e tyre’,-u shpreh ai.
Autokritikë ka edhe për mënyrën sesi po funksionon federata opozitare, e cila sipas Mediut nuk duhet të kufizohet në takime kryetarësh ndërsa i kërkon të ndërtojë marrëdhëniet me SHBA, BE e NATO-n.
“Bashkimi i opozitës nuk mund të funksionojë vetëm si takim i kryetarëve të opozitës në Tiranë, por duhet të funksionojë në çdo qark, në çdo bashki. Me çdo individ”,-tha Mediu.
Në takimin e Asamblesë Kombëtare, Kreu i Partisë Republikane akuzoi edhe Edi Ramën për keq-qeverisje dhe korrupsion, duke e thënë se po e bën vendin të pajetueshëm.
K.M/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitore, më në fund në një sallë me Donald Trump (VIDEO)
22 Janar, 13:00
-
Belind Kellici sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV
21 Janar, 19:50
-
Vangjel Dule i kërkon Berishës Vlorën: Influenca më e madhe, koalicioni me PD, bazuar në realitetet lokale
16 Janar, 21:27
-
'Në kërkim të emigrantëve', aleatët e PD: Opozita duhet të organizohet! Të jemi në një 'front' për diasporën
8 Janar, 16:23
-
SPAK, sfida tjetër me lavanderinë politike të mëkateve
7 Janar, 18:46
-
Ardi Stefa: Erdhi radha jonë!
30 Dhjetor 2024, 08:57
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor 2024, 18:40
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor 2024, 19:48
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor 2024, 19:53
-
Protesta te 'Sheshi Uillson', bllokohen të dyja krahët e rrugës! Nuk ka incidente, PD-së i bashkohen aleatët e PR dhe PL (VIDEO)
23 Dhjetor 2024, 17:49
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë me kalibrat e municioneve që më hetojnë, isha ministër
18 Dhjetor 2024, 10:20
Po ky Medi Mavria nuk i ka as 50 veta të mbushi sallën e do të bëhet prapë Deputet, ky duhet të kishte mbi 15 vjet që do ishte në burg, e jo më të dali e të na japi mënd.
Përgjigju