Vrasjet në Shqipëri mbeten në nivele të larta, duke u renditur të pestët në Europë për normën e vrasjeve për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT për dy vitet e fundit, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 1.8, ndër më të lartat krahasuar edhe me vendet e Bashkimit Europian.
68 persona humbën jetën në vend në 2018-n dhe po aq ishin në 2017-n. Thuajse çdo të pestën ditë në Shqipëri gjatë 2018-s është konsumuar vepra penale e vrasjes
Numri i vrasjeve me dashje shënoi rënie në raport me vitin 2016, ku si pasojë e kësaj vepre penale numri i vrasjeve arriti në 99, ku thuajse në çdo katër ditë një shqiptar humbi jetën.
Po si krahasohemi me vendet e Bashkimit Europian?
Krahasuar me vendet anëtare të BE-së, Shqipëria renditet krahas vendeve me normë të lartë. Rekordin në bashkimin europian e mbajnë vendet baltike. Në Letoni, norma e vrasjeve për 100 mijë banorë ishte 5.6, ndjekur nga Lituania me 4 vrasje për 100 mijë banorë dhe Estonia me 2.2 vrasje për 100 mijë banorë.
Edhe shteti ishullor i Maltës, kishte një normë të lartë të vrasjeve (shiko grafikun më poshtë). Referuar përllogaritjeve të Eurostat, numri i vrasjeve atje për 100 mijë banorë ishte 2.
Fill pas Shqipërisë renditet Belgjika, me 1.7 vrasje për 100 mijë banorë.
Në vendet fqinje, Si Greqia dhe Italia, Eurostat përllogarit një normë vrasjesh me përkatësisht 0.7 dhe 0.6 vrasje për 100 mijë banorë.
Nga ana tjetër norma më e ulët e vrasjeve për 100 mijë banorë është përllogaritur në Luksemburg me 0.3 vrasje, ndjekur nga Norvegjia dhe Zvicra me 0.5 vrasje për 100 mijë banorë. Monitor
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje
25 Dhjetor, 13:49
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor, 12:20
-
Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq (EMRAT)
24 Dhjetor, 08:47
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor, 14:25
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor, 11:05
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Lufta/ Vrasja e gjeneralit të armëve bërthamore Kirillov, arrestohet 29-vjeçari uzbek, i dyshuar edhe një person i dytë! Moska: I rekrutuar nga Kievi!
18 Dhjetor, 08:18
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor, 16:05
-
Afro 20% e shqiptarëve në rrezik varfërie, kanë të ardhura ditore deri në 751 lekë! Gjendja do rëndohej nëse s’do ishin pensionet e skemat sociale
13 Dhjetor, 20:29
-
Durrës, 33-vjeçari u gjet i vdekur në kanalin e ujërave të zeza, arrestohet pas 8 ditësh shoku! E hodhi nga ura dhe fshehu krimin: S'doja ta vrisja, më ngacmonte gruan! (EMRAT)
10 Dhjetor, 19:41
-
Në vitin 2025 do të shpenzohen mbi 8 mln euro për mbetjet! Bashkia Durrës do marrë 2.5 mln euro për trajtimin e tyre
9 Dhjetor, 18:39
Jo .demokracia edhte e mire por jane kriminelet njerezit tone qe na udheeqen e mashtruan popullin qe nga 90 e me pas , ato i kemi ne presidence , ish pushtetare , ish kryeministra ,ato vetem ngjyren kane ndryshue duke fillu nga sali berisha qe vashdon te jete i lire , ilir meta qe ka hyre ne zemer te pushtetit dhe mbulohet me emrin president me gjitha ata pislleqe e pazarlleqe qe ka bere qe nga 1990 . Po nuk u moren ne burg keta ligsira ska per te pasur qetesi ky vend
PërgjigjuKjo ashte demokracija.
Përgjigju