Ndryshe nga ish-deputeti Edi Paloka, Eduard Selami ka përshëndetur vendimin e kryeministrit Edi Rama për të dërguar mjekë në Itali në luftën kundër koronavirusit. "Vendimet e Ramës kanë vend për kritika të merituara, por dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali është akt mirënjohjeje që na nderon të gjithëve" shkruan ai.

"Po pse mor i sëmurë i zgjidhe problemet në Shqipëri ti që po bën “shpëtimtarin” e Italisë. Vete shpall se dy javët e ardhshme do jene me te veshtirat dhe pastaj merr vendim per te hequr mjeke nga Shqiperia e per ti cuar ne Itali megjithese dhe tani ne kemi mungese mjekesh e infermieresh" shkruante Paloka dje.