TIRANE - Një mashkull që i duhet të sigurojë jetën dhe të ardhurat minimale nëpërmjet profesionit të “Zhigolos”-se. Kjo ka qenë dhe risia më e madhe e të gjitha edicioneve të spektaklit më të përfolur në Shqipëri, atij të Big Brother, mbrëmë në ekranin e Top Channel.

Një profesion për të cilin flitet mjaft rrallë dhe pothuajse mentaliteti dhe opinioni publik shqiptarë zor se e përtyp. E pra cili do të jetë personazhi i famshëm që ka ushtruar këtë profesion të rrallë do ta zbulojmë pikërisht në edicionin e gjashtë të “Big Brother“ Albania, që nisi mbrëmjen e djeshme.

Menjëherë prezantuesja e tij Arbana Osmani, ka prezantuar disa prej sekreteve dhe ririve të këtij spektakli si dhe banorët e parë. I pari që është prezantuar por që nuk dihet se cili do të jetë prej banorëve ka qenë një  i sëmurë me “talasemi”, një banorë mashkull që ka punuar në profesionin e “zhigolog”-ut, një banorë që ushtron “artet marciale”, një stiliste që vjen nga Franca, një banorë që nuk flet me babanë prej pak kohësh , një i martuar që hiqet si beqarë.

Këto janë disa nga sekretet që u zbuluan në natën e parë të Spektaklit të “Big Brother” që nisi pe surpriza dhe risi të veçanta. Në këtë spektakël u prezantua dhe opinionisti i parë Arjan Konomi i cili do të jetë i pranishëm gjatë mbrëmjeve të shtuna. Edhe këtë edicion çmimi i madh prej 100 milionësh nuk do të ndryshojë ndërkohë ndërkohë që një shumë prej 17 milion lekësh do të ndahen mes banorëve në bazë të sekreteve që ato do të gjejnë.

BANORËT E SHTËPISË “BIG BROTHER”

Iliri është banori 27 vjeç i cili vuri këmbën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai vjen nga Firence I cili punon si recepsionist dhe menaxher prenotimesh në një hotel e flet shumë mirë anglisht. Joana qe banorja e dytë e cila vinte nga Tirana dhe studionte për farmaci dhe që një ditë dëshiron të ketë më minimalen farmacinë e saj.

Porezantohet si një vajzë impulsive, gjaknxehtë dhe e buzëqeshur. Elona është banorja tjetër e cila vjen nga Parisi ku jeton prej 13 vjetësh dhe ushtron profesionin e stilistes. Një ditë ëndërron të bëhet stiliste e famshme. Pse jo? Tanimë të gjitha mundësitë i ka. Blendi është banori tjetër i cili vjen nga qyteti i Pejës.

Olseni është djaloshi I lidhur mjaft me mamanë e tij dhe vjen nga qyteti i Elbasanit, ku fillimisht ka punuar si menaxher shitjesh e ndërsa tani ka një fastfood të tij. Etleva është vajza e cila vjen nga Miloti e që shquhet për tipin e saj solarë, të drejtpërdrejtë  dhe që mendon se fjala i peshon mjaft.

Arsimi vjen nga Prizreni dhe i pëlqen mjaft profesioni i fotografit. Marselino është shqiptari i rritur në Itali dhe që është mjaft i dashuruar me të dashurën e tij A do ta tradhtojë? Duhet të presim qëndrimin dhe sjelljen e tij Brenda në shtëpi.

Eldora është vajza e cila dallohej për përgatitjen dhe inteligjencën e saj. Ajo studion për infermieri, lexon gjermanisht dhe punon në një agjenci udhëtimi ku sipas saj ajo që i lidh është pikërisht ndihma që u vjen individëve të ndryshëm. Altina ka qenë një tjetër banore e ardhur nga Gjakova dhe Xhimi nga Athina.

Por ai që çuditi më shumë ishte pikërisht banori Andi i cili ishte binjku i Blendit që deri në ato momente që u prezantua Andi nuk dihej se cili do të qëndronte Brenda asaj shtëpie. Një risi kjo, dhe padyshim një çoroditje e bukur e publikut. Elena, biondia sharmante dhe elegante qe banorja më surprizante në këtë natë. Modelja ishte një ndër banoret e fundit e futur në këto ambiente.

SEKRETET DHE RISITË

Ajo për të cilën është folur aq shumë në media këtë kohë kanë qenë pikërisht sekretet e  banorëve për të cilët u fol se dhe familjarët dhe të afërmit e tyre nuk kishin dijeni. E ndërsa ajo që padyshim ka kuriozuar më shumë publikun ka qenë se cili prej banorëve fshihet pas profesionit zhigolog-ut, por që ai do të zbulohet me kalimin e netëve të spektaklit.

Do të jetë pikërisht ky fakt që do të bëjë të hamendësohet mjaft e që do të ngjallë një debat të madh brenda dhe jashtë shtëpisë më të famshme të spektaklit “Big Brother”. Më pas preznatuesja Arbana lançoi sekretin tjetër po aq të papritur për publikun. Për herë të parë në lojë është futur një  i sëmurë me “talasemi”.

Një sekret tjetër që u zbulua gjatë kësaj nate të spektaklit ishte një banor që ushtron sportin e “arteve marciale”, që mendohet të jetë mashkull. U zbulua gjithashtu gjatë kësaj nate një banor i martuar  në moshë tepër të re dhe i divorcuar.

Por një tjetrë sekret optimist dhe i pëlqyer  ishte pikërisht një banorë që për herë të parë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother”, do të bëj një ndërhyrje estetike, gjatë qëndrimit aty. Cila do të jetë? Mbetet për ta zbuluar. Një gjë është e sigurtë do të jetë vajzë, pasi vajzat njihen për ndrërhyrje  të tilla.

Por një tjetër konkurrentë interesant ka qenë ai i cili ka prezantuar tatuazhet në trup, ku pohon se në trup ka realizuar portretin e nënës së tij. Një tjetër banorë që ka pasion muzikën është pikërisht ai që di përmendësh mbi 100 mijë tektesh këngësh. Por, një tjetër i cili ka luftuar me me vesin e duhanit është pikërisht banori, që ka nisur të pijë duhan  për arsye shëndetësore që në moshën 4 vjeçare.

Banori tjetër i përket atyre tifozave që pultin e televizionit e mbajnë vetëm në kanalet sportive. E pra në shtëpinë e “Big Brother” gjendet dhe një fans i çmendur i “Real Madritit”. Por ka dhe banorë me natyrë humanitare siç është banori që prej  10 vjetësh kujdeset për një person me nevoja specifike.

Nuk mungoi dhe vajza e cila ka të koleksionuara në shtëpinë e saj plot 100 palë këpucë. Cila do të jetë modelja apo dikush tjetër? Nuk dihet. “Kanuni” është një tjetër fenoment që ka prekur prej shumë shekujsh Shqipërinë e veriut, por që këtë radhë është i pranishëm dhe në këtë spektakël.

Dikujt i është ndërprerë dashuria prej “kanunit”. Por në shtëpinë më të famshme është future dhe një vegjetarian. E sigurt është se është njëri prej banorëve që ka jetuar jashtë. Lojë e ngatërruar që pritet të shtjellohet gjatë netëve të spektaklit çdo të shtunë në Top Channel.

SHTËPIA E BIG BROTHER MES LUKSIT DHE MODERNES


Edhe në këtë edicion shtëpia është përzgjedhur e madhe e arreduar bukur dhe me shije e me stil modern. Ajo që binte në sy në hyrje të saj qe pishina, e rrethuar me gjelbërim e konsideruar një ambjent oaz qetësie dhe relaksi, ku banorët do të kalojnë shumë kohë.

Shtëpia me një guzhinë, dhoma dhe sallon të madhë përshkohej nga dyer prej xhami në mënyrë që të depërtonte drita. Përveçse dhomës së sekreteve, dhe dhomës së kasafortës, risi për këtë edicion ishte një librari ku banorët do të kenë mundësi të shfletojnë edhe ndonjë libër, pas debateve të tyre.

Shkrimi u botua në gazetën Shqiptarja.com

Redaksia Online
(b.m/shqiptraja.com)