Njerëzit prehistorike kanë
qenë më të vegjël se minjtë

Njerëzit prehistorike kanë<br />qenë më të vegjël se minjtë
TIRANE - Një ekip shkencëtarësh nga Kina, SHBA-ja dhe Franca, gjatë studimit të eshtrave të një krijese të gjetur në Kinë në vitin 2003 dhe të quajtur Archicebus achilles, deklaroi se paraardhësit më të lashtë të njeriut, që kanë jetuar në Tokë 55 milionë vjet me parë në Epokën Eocene, për nga përmasat e trupit ishin më të vegjël se sa minjtë dhe ushqeheshin me insekte.

Gjatë studimit u gjet se specia Archicebus achilles peshonte jo më shumë se 30 gram dhe ishte rreth 7 cm e gjatë.

Shkencëtaret supozojnë se ajo zhvendosej me kërcime, duke përdorur për këtë qëllim të katër gjymtyrët.

Syte e vegjël të kafshëzës janë tipike për krijesat që mund të shohin vetëm gjatë ditës. Ajo ushqehej kryesisht me insekte.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit