E para është Xenia Ignatyeva, një 17 vjeçare ruse, e cila ka shkrepur një selfie nga një urë 28 metër e lartë për të impresionuar miqtë e saj në Instagram dhe ka humbur ekuilibrin duke rënë në një kabull elektrik.

selfie vdekjeprurese

Në dhjetor të vitit 2012 meksikani, yll i popit Jenni Rivera dhe stafi I tij kanë postuar një “selfie” pak përpara se të niseshin në udhëtim me avion privat ku janë rrëzuar dhe nuk kanë mbijetuar.

selfie vdekjeprurese

Courtney Sanford ka postuar një foto tek sa dëgjonte këngën “Happy” të Pharrell Williams dhe ka pësuar një aksident fatal.

selfie vdekjeprurese

Një muzikant i rrymës “regaton” nga Puerto Ricco ka postuar një foto pak sekonda përpara se ta përplaste një motor duke i shkaktuar vdekjen.

selfie vdekjeprurese

Gary Slok dhe mamaja e tij shkrepën një “selfie” pak kohë përpara se avioni MH17 të rrëzohej në Ukrainë.

selfie vdekjeprurese

Një 21-vjeçar donte të shkrepte një foto me armë dhe gabimisht ka qëlluar veten e tij.

selfie vdekjeprurese

Një vajzë 13 vjeçare ka humbur jetën pasi ka shkrepur një foto në lumen El Tunal në Mexico duke rënë në ujë. 

selfie vdekjeprurese

Një 21-vjeçar në Spanjë është vrarë nga energjia elektrike pasi kishte hipur në majë të një treni ku xhirohen filmat për të shkrepur një selfie. 

selfie vdekjeprurese


Një çift në Portugali kanë shkrepur foto në majë të një shkëmbi dhe më pas kanë rënë duke humbur jetën. 

selfie


Ndërsa, dy vajza janë aksidentuar duke bërë “selfie” por kanë mbijetuar.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)