Njerëzit rrëmujaxhinj
kanë përparësi, ja përse

Njerëzit rrëmujaxhinj<br />kanë përparësi, ja përse
TIRANE - Ka njerëz që janë të destinuar të jenë gjithmonë rrëmujaxhinj. Nuk flitet vetëm për njerëz të zakonshëm, por dhe për Beyonce, Lindsay Lohan, etj.Në fakt, parregullsia shtëpiake në të vërtetë ju ndihmon që të mendoni më mirë.

Kaosi viziv ndihmon për të menduar. Shumë shpesh formimi kaotik i objekteve fillon në zyrë apo në skrivani, pastaj në ambjentin rrethues, dhomën e gjumit, etj.

Mendjet krijuese që lodhen me skemat logjike për kërkime të mjediseve optimale, arsyetojnë me hemisferën e djathtë të trurit, që funksionon më mirë në ambjente me ngjyra, intuitive dhe kreative.

Në fakt, kaosi viziv mund të favorizojë fokusimin për diçka, duke fuqizuar kreativitetin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve.Ky thesar njohes aktivizohet falë faktit që truri, përballë rrëmujës, lehtësohet, duke u fokusuar në atë që ka vërtetë rëndësi.

Për çudi, rrëmujaxhinjtë gjejnë gjithçka. Përballë këtij misteri, mbase të rregulltit kanë shumë inat, por është vërtetuar se njerëzit që nuk rregullojnë sistematikisht kanë një aftësi logjike intuitive, që mbështetet nga kujtesa vizuale që grupon objektet me kategori.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ

Paris 2024/ ‘Darka e fundit’ në Olimpikë, organizatorët kërkojnë falje! Thyhet rekordi i Tokios, 191 atletë pjesë e LGBTQ