'Njerëz pranë Kastriotit kërcënuan Juxhin Xhajën', Kastrati: Mund të mos i arbitrojmë më krutanët

'Njerëz pranë Kastriotit kërcënuan Juxhin Xhajën', Kastrati: Mund të mos i arbitrojmë më krutanët

Tahir Kastrati, kreu i Shoqatës së Arbitrave

Ndeshja e javës së 28-të në Superligë mes Kastriotit dhe Bylisit u anullua dje pas kërcënimeve me jetë në drejtim të arbitrit kryesor, Juxhin Xhaja dhe familjarëve të tij, për të favorizuar krutanët. Për Supersport, kreu i Shoqatës së Arbitrave, Tahir Kastrati pranon se situata është e rëndë dhe se Shoqata mund të mos marrë më përsipër ndeshjet e Kastriotit.

"Familjarë të arbitrit Juxhin Xhaja janë kërcënuar me jetë nga njerëz pranë klubit të Kastriotit dhe kemi vënë në dijeni institucionet përkatëse, duke vendosur të mos dalim në këtë takim. Është padyshim një situatë shumë e rëndë dhe në ditët në vijim do të mblidhemi për të vendosur hapat që do të ndiqen. Nuk përjashtohet mundësia që ne si Shoqatë të mos marrim përsipër arbitrimin e ndeshjeve të Kastriotit”, tha kreu i Shoqatës së arbitrave.

I pyetur për anullimin e golit të Laçit po në sfidën kundër Kastriotit një javë më parë për shkak të presioneve, Kastrati tha se është diçka shumë e rëndë që njollos futbollin.

"Në përgjithësi arbitrat ngurrojnë t’i denoncojnë këto ngjarje, por kur mësuam sot për kërcënimin ndaj Juxhin Xhajës, doli në pah edhe ky rasti i ndeshjes me Laçin. Është padyshim e rëndë, pasi bëhet fjalë për një sport shumë të bukur dhe nuk mund të vihet në rrezik jeta e arbitrave që shkojnë për të bërë punën e tyre”, u shpreh Kastrati.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?