‘Njëri hajdut tjetri me diplomë false’, këshilltari i bashkisë përplaset me Ademin për Vllazninë! Kryebashkiakja: Shko në prokurori

Pak ditë pas nxjerrjes në ankand të 100% të aksioneve të klubit të Vllaznisë për shifrën e 508 milionë lekëve të vjetra, në këshillian bashkiak të Shkodrës janë bërë akuza të rënda. Këshilltari Arbis Vjerdha i është drejtuar kryebashkiakes duke i kërkuar llogari për ish-administratorin Suad Licin, të cilin e ka akuzuar për vjedhje, ndërkohë që për zëvendësuesin e tij, Benjamin Nakun, ka thënë se është me diplomë false.

“Një pyetje kam për këtë zotërinë që është vënë administratori i ri (Benjamin Naku). A ka ndonjëri ndonjë lloj vlerësimi për figurën e këtij zotërisë? Me e pa nëse ky personazh bën për këtë punë apo ajo? Ka ik një hajdut (Lici) dhe madje ka qenë në konflikt interesi sepse ka marrë tendera gjatë gjithë mandatit të Ademinit duke qenë administrator i Vllaznisë, duke vjedhur djersën e sportistëve,”-u shpreh këshilltari.

Më tej Vjerdha tha se çmimi i Vllaznisë për privatizim është shumë i vogël për vlerën që ajo përfaqëson.

“Unë habitem si ju Z. Ademi ke shkuar në prokurori për shumë e shumë gjëra dhe asnjëherë nuk ka qenë për Vllazninë, për të bërë një denoncim. Si ka mundësi Vllaznia është në duart e tre personave, njëri më i paaftë se tjetri. Me ardh diskush në Shkodër dhe më pyet çfarë ka këtu është vetëm Vllaznia. 100 vjet Vllaznia ka dalë në shitje sa bëjnë 5 hyrje pallati. 100 vjet Vllazni. 100 vjet Vllazni. Kur ra prej kategoria njerëzit qanin dhe ju e shinsi për kaq,”-deklaroi Vjerdha.

Për replikë kryebashkiakja Voltana Ademi i tha Vjerdhës që është turp për t’ju drejtuar dikujt me këto fjalë pa prova. Ajo e ftoi atë që ta dërgonte çështjen në prokurori.

“Unë mendoj se është turp për ne, po turp i madh, që njerëzve të ndërshme t’ju themi hajduta. Turp i madh. Nëqoftëse dikush ka pretendime për Voltana Ademin që vjedh të marrë guzimin dhe me e vërtetu që vjedh, por me një letër në dorë,”-tha Ademi.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • durro: 01/11/2020 13:33

    me vjen keq per keta zallamahije qe drejtojne shkodren si ademi me shoke , keta i bashkon vec partija e ne emer te partise bejne gjdo gje

    Përgjigju
  • redi: 31/10/2020 15:55

    A duhet te ishte sot mbas 5 vjet w gjysem ,Voltana Ademi ne krye te vashkise Shkoder .A nuk duget presidenti tw shoallte zgj3dhhe te parakoheshme ne disa qytete apo ven sgerbimin e fundit te opoziten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë