‘Njeri pa njeri, më ndihmoni për strehim!’ Apeli therës i të moshuarit, Ahmet Micaj në Kukës: Rritur jetim pa nënë e baba, s’munda të krijoj familje

Jeta në vetmi është e vështirë, por më e rëndë bëhet kur nuk ke një çati mbi kokë. Ahmet Micaj, 70- vjeç nga Kukësi prej vitesh jeton në një godinë të rrënuar, pa asnjë përkrahje. Me dhimbje na rrëfen se kur ishte 5 vjeç, regjimi komunist i pushkatoi të atin, ndërsa nëna u martua. U rrit nga xhaxhai derisa mbushi 14-vjec. Jeta e ka sfilituar, por jo mposhtur.

 “Jam njeri pa njeri. I vetmuar! Babën ma kanë pushkatuar në Shkodër në vitin 1957.Eshtrat sot e kësaj ditë nuk gjenden. Kam qenë në atë kohë 5 vjeç”, u shpreh ai.

Për shkak të këtyre vështirësive, Ahmeti nuk ka mundur të krijojë familje.

“Në kujdestari deri sa mbarova 8-vjeçaren më ka mbajtur axha. Pastaj kam dalë në punë. Rrugëve poshte e përpjet. Nëna është martuar tjetër kund. Nuk i kam patur kushtet për jetesë. Ka qenë tepër e vështirë për me kriju familje”, tha me tej.

Në pamundësi për të blerë një banesë, ai është strehuar në ish-repartin e elektrodave, ku kishte punuar gati 20 vite deri sa doli në pension. Kjo godinë e rrënuar nuk ka as kushtet më minimale si ujë, tualet apo vend për të gatuar.

 “Kur kam qenë në mirëmbajtje në punë ka qenë drejtor në atë periudhë Safet Zeneli. Ai më tha me u fut në këtë dhomë. Kam ngelur në këtë dhomë. Nëse nuk do isha në këtë dhomë mund të isha jashtë rrugëve. Kushte tepër vështira janë, e pa banueshme. Ujë këtu nuk ka, mbush me bidona. Ma shumë herë blejë ujë për të pirë. Nuk ka as tualet. S’ka ujë tauleti është i bllokuar. Tepër vështirë! Shumë herë gatuaj te kjo dhomë. Raste të veçanta nëpër lokale.Vetëm pensionin e marrë që e kam 240 mijë lekë (te vjetra)”, u shpreh 70-vjeçari.

Kërkesa e tij është që vitet e mbetura të jetës  t’i kalojë në një banesë normale ndërsa jeton me shpresën se institucionet apo shoqatat do të afrohen ta ndihmuar.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndalet në derbi, Vallecano e barazon 3-3

Real Madrid ndalet në derbi, Vallecano e barazon 3-3