‘Njërit i shkau këmba’, 2 fëmijë romë bien në lumin Gjanicë, i riu hidhet menjëherë dhe i shpëton (VIDEO)

Dy fëmijë romë duke luajtur anës lumit Gjanicë kanë rënë në lumë, por fatmirësisht janë shpëtuar nga një qytetar i rastësishëm që ndodhej aty pranë.

I riu që i ka shpëtuar, Redion Mita tregon se si ka ndodhur ngjarja. Ai thotë se kishte dalë për xhiro kur ka parë se njërit prej fëmijëve i ka shkarë këmba. Së pari ka rënë një prej fëmijëve, ndërsa tjetri është hedhur për të shpëtuar motrën. Të dy i ka marrë rryma dhe Mita është hedhur dhe i ka nxjerrë.

“Kisha dalë xhiro dhe i pashë te kangjellat njërit prej fëmijëve i shkau këmba. Tjetri u hodh për të ndihmuar të motrën dhe aty i mori rryma dhe i solli deri këtu. E pashë se skishin shpëtim, u hodha i nxorra jashtë. Vajza vajti zëre e vdekur, kurse djali rezistoi pak më tepër, vajzën e nxora të parën të dytin djalin. Erdhi ambulanca, i mori dhe i çoi në spital”, thotë Redion Mita.

“Po loznin 3 fëmijë në buzë Gjanicë, në buzë të trotuarit të lumit dhe i shkau njërit këmbë. U hodhën njëri pas tjetrit. Unë isha afër thirra këtë djalin ky djali dhë ndihmoi. Ky është një djalë i mbrekullueshëm dhe tregoi një humanizëm të madh”, thotë një qytetar që pa ngjarjen.

“Një çun tjetër më ndihmoi mua që e kapën atë për dore dhe e tërhoqëm lart. I dhamë ndihmën e shpejtë, pak ujë u përmend shpejt. Ajo vajza tjetër ngeli atje.  Rëndësi ka që shpëtuan bravo i qoftë atij çunit”, vijon një tjetër qytetar.

“Ishte një djalë tjetër më i ri në moshë nga mua, i nxorrëm, bëmë detyrën si qytetarë, shteti i përgjigj, bënë detyrën. Erdhën me ambulanca”, shton një tjetër.

Pasi janë shpëtuar fëmijët i ka marrë ambulanca dhe ndodhen në spital.

1611824056_fieri001.jpg

Be.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Një vit pandemi/ A mendoni se qeveria e ka menaxhuar mirë situaten e COVID-19?

Komento

Komente

  • alfredi: 28/01/2021 21:06

    Po a ka emer ai çuni ,pse nuk ja thoni ne lajm , apo mos valle duhet te jetë politikan .Mendoni o njerez Ai çuni ka shpetuar dy jete njerezish dhe nga shteti apo bashkia atje duhet dekoruar apo shperblyer ne mase te madhe dhe jo me fjale qytetaresh dhe stimul me fjalë.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

22 vjeçarja humbi betejën me COVID, Universiteti i Tiranës: U prenë në mes ëndrrat e saj, ishte me rezultate të larta