Elio Laze, me profesion gazetar, njeri i afër i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, dhe ish-këshilltar për mediat në drejtorinë e Burgjeve, ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe kërcënuese ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e prekur deri tek fëmija, djali i tij i vogël Zaho Rama.

Gazetari në reagimin e tij thotë se fundi i kryeministrit Rama është çështje orësh. "mallkimet" e tij lidhen me protestën që opozita mbajti dje pasdite para Kuvendit, kur Elio Laze kishte shkuar për të raportuar si gazetar. Thotë se populli u helmua nga gazi lotsjellës që lëshoi policia.

Por Laze harron se policia vazhdimisht në thirrje të shumta me megafon i bëri thirrje protestuesve të tërhiqen dhe të shmangin dhunën, duke e detyruar që pas çarjes së kordonit të policisë nga mbështetësit e opozitës, të hidhet gazi lotsjellës.

Gazetari thotë se edhe ai është helmuar nga gazi, por njësoj edhe në këtë rast, policia i kishte bërë apel gazetarëve të shkojnë në proteste me mjete për tu mbrojtur nga gazi lotsjellës.

 “Dy fjale zemre Edi Rames!

Qe ti je nje diktator ne grahmat e fundit te pushtetit tend te korruptuar dhe te droguar kjo nuk ka pike dyshimi. Qe populli qe proteston nuk eshte huligan, as kjo ska pike dyshimi. 

Sot isha ne godinen e parlamentit. Jo per te protestuar (fatkeqsisht) por per te raportuar si gazetar. Dhe cfare bere ti burracak?

Urdherove deshtakun qe ke vene Minister te Brendshem qe te shperndaje turmat me gaz helmues. Protestues, gazetare, kalimtare dhe police vuajten pasojat.

Ke ne kurrizin tend boll krime. Por tashme e ke kaluar masen.

Kete helm qe thitha sot dhe frymen qe me mungoi per shume minuta, shpresoj ta provosh aty ku te dhemb me shume (nese te dhemb), tek djali yt i vogel.

Historia do te te gjykoje si nje tiran i turpshem.

Fundi yt eshte ceshtje oresh”, shkruan Laze

Postimi i Lazes në Facebook