'Opozita braktisi banorët e 'Astirit' në ditën vendimtare'/ Gazetarët: PD bëri sikur i mbështeti për një vit

'Opozita braktisi banorët e 'Astirit' në ditën vendimtare'/ Gazetarët: PD bëri sikur i mbështeti për një vit

Klevis Balliu, i arrestuar gjatë protestës së Astirit

TIRANE- Ndonëse ishte njoftuar se sot do të niste aksioni i IKMT për shembjen e banesave në zonën Astirit, mëngjesin e sotëm ata janë gjendur të vetëm dhe pa mbështetjen e asnjë aktori politik i cili për një vit radhazi përdori kauzën e tyre duke i dalë në ballë për të sulmuar qeverinë. Banorët kanë krijuar tensione me policinë, por pavarësisht rezistencës së tyre, aksioni i IKMT për shembjen e 33 objekteve në këtë zonë ka nisur.

Disa gazetarë kanë reaguar ashpër ndaj gjestit të deputetëve të PD. Enton Abilekaj e ka quajtur këtë një tradhti nga ana e tyre, duke e paralelizuar me rastin e banorëve të Kukësit të cilët të vetëm protestuan kundër vendosjes së taskës në Rrugën e Kombit.

"Protesta e Astirit nisi si reagim i banorëve të prekur kundër prishjes së shtëpive. Një shtysë instiktive për vetëmbrojtje që nuk llogariste nëse mediat, apo opozita do ishin në krah, një rezistencë njerëzore që preku gjithë shqiptarët. Kur opozita hyri në mes të kësaj drame që transmetohej live, shija u prish, shumë protestues u larguan, deputetët e opozitës u bënë më protagonistë se banorët. Opozita mund të mos përfshihej në një përplasje civile në një rrugë të Tiranës. E legjitimoi përfshirjen duke u ofruar si mburojë për shtëpitë e tyre. Sot, në 6 të mëngjesit, kur ata kishin orën vendimtare, ata që u premtuan se do bëheshin mburojë njerëzore bashkë me ta, as ishin aty, as përgjigjeshin në telefon.
Nuk kishte pse të angazhohej, por pasi e bëri, duhet t’i qëndronte angazhimit deri në fund. Ashtu si me Kukësin dha mesazhin e lënies në baltë, e mosmbajtjes së premtimit. Pas kësaj pse duhen besuar premtimet e opozitës për mbrojtjen e Teatrit, për luftën ndaj “oligarkëve”, për uljen e taksave, për më pak korrupsion, kur që në opozitë nuk I mban premtimet? Përgjigja nuk vjen duke sharë mediat dhe gazetarët që e konstatojnë me zhgënjim"
, shkruan Abilekaj.

Postimi i Enton Abilekajt

Edhe gazetari Elio Laze ka dënuar ashpër qëndrimin e ish-deputetëve të PD, përfshirë këtu edhe Klevis Balliun i cili për një vit radhazi ka qëndruar në krye të kësaj proteste.

"Super opozita
Beri sikur i mbështeti 1 vit banoret e Unazës se Re, ndërkohë sot në ditën decizive nuk duket asgjëkundi.
P.S Nga ky status përjashtohet Klevis Balliu i cili mire apo keq, djali babit apo i nënës, është i vetmi qe ka një vit qe i ka ndenjur non stop kësaj kauze, duke provuar deri edhe qelitë"
, shkruan Laze.

Postimi i Elio Lazes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hustlers: 12/11/2019 15:25

    po shikoni se kush eshte PD.disa persona qe shkojn per interes.sot nuk shkuan se nuk ua mbajti.posht saliu dhe lulzimi..shteti duhet te eci perpata.jo te rri te presi 2 astirsa.sikur ca me qen.

    Përgjigju
  • Populli: 12/11/2019 13:51

    Protesta aspak nuk ka prekur te gjithe shqiptaret,aspak jo,te ka prekur ty gazetaruc Abilekaj,te vika aq keq per zaptues te tokave te te tjereve,perkrah paligjshmerine dhe mish mashin qe beri PD-ja jote e dhjere keto 30 vjet me ligjin e me pronat,Sali Kerrma e beri kete vend lesh e li nga makuteria e tij ordinere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur