Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë ditës së sotme, ka bërë një gjest të madh respekti ndaj një prej marinsave në shërbimin e tij.
Gjatë kohës që Trump do të hipte në bordin e helikopterit presidencial, pas kthimit të tij në tokën amerikane, një prej marinsave të cilët ndodheshin pranë helikopterit, i iku kapela nga koka për shkak të erës që helikat e helikopterit po shkaktonin.
Presidenti është ulur, ka marrë kapelën dhe ia ka vendosur në kokë marinsit, por sapo ia kishte vendosur në kokë, era ia rrëzoi sërisht.
Këtë herë presidenti ka shkuar bashkë me komandantin e marinsave që ndodheshin në pistë, për të marrë kapelën e marinsit.
Kjo nuk është hera e parë që një president amerikan bën një gjest të tillë për marinsat që i shërbejnë. Gjatë presidencës së tij, Obama është bërë disa herë protagonist i videove të ngjashme të cilat janë shndërruar shumë shpejt në virale.
/Shqiptarja.com