Ngjarjet e rënda në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin të panjohura në Shqipëri.

Magjistari pro-Trump me brirët në kokë që sulmonte altarin e demokracisë më të madhe në botë, ngjante si dy pika uji me mbështetësin e Bashës dhe Berishës e Metës që synonte marrjen e kryeministrisë me një shtizë primitive në krah.

Pemët e djegura të Vitit të Ri, vandalizmat e fundvitit që nuk janë tharë ende në Tiranë, ishin identike me karriget e tavolinat që shkuleshin në Capitol Hill. Por për fat, Demokracia dhe logjika nuk kanë vdekur! Janë gjallë dhe në formë!