DURRES - Në portin e Durrësit është ngritur Njësia e parë për kontrollin e kontenierëve, një program i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për kontrollin e drogave dhe krimit.
Ambientet e kësaj njësie u përuruan sot nga Ministri i Brendshëm, z.Flamur Noka dhe Ambasadorja gjermane, znj. Mueller Hotlkemper. Krijimi i Njësisë me mjete moderne të kontrollit antikontrabandë, një financim ky i Republikës Federale Gjermane, përbëjnë një tjetër garanci në luftën kundër krimit dhe trafiqeve të paligjshme dhe ndihmon lëvizjen e lirë e pa vonesa të mallrave.
Ministri i Brendshëm Noka nënvizoi se kjo njësi do të rrisë edhe më shumë eficencën e strukturave të policisë dhe strukturave të doganave kundër çdo trafiku, kryesisht kundër drogave, armëve etj. Ndërsa, ambasadorja gjermane, znj. Mueller Hotlkemper u shpreh se Qeveria gjermane do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në proceset e integrimit, jo si retorikë, por me ndihma dhe projekte konkrete.
Redaksia online
(a.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com