Njësia anti-eksploziv kontrollon makinën e gjyqtarit, nuk gjendet lëndë shpërthyese

Njësia anti-eksploziv kontrollon makinën e gjyqtarit, nuk gjendet lëndë shpërthyese

Policia dha një informacion zyrtar në lidhje me alarmin për lëndë shpërthyese në automjetin e gjyqtarit Markelian Kuqo, ku tha se pas kontrollit të kryer nuk u konstatua sasi plasëse.

"Më datë 15.10.2019, nga një telefonatë, jemi njoftuar se në lagjen nr.3, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të gjyqtarit M.K, i cili ndodhej i parkuar në garazhin e Gjykatës, ishte vendosur një sasi lënde e dyshuar plasëse. Menjëherë në vendngjarje, shkuan shërbimet policore të cilat bënë rrethimin dhe sigurimin e zonës. Pas verifikimit dhe veprimeve të kryera nga Njësia Antieksploziv, në mjet nuk u konstatua sasi plasëse. Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka kryer njoftim të rremë në organet e rendit", thuhet në njoftimin e policisë.


Lajmi kryesor:

Alarmi del FALS! Zbulohet vrasësi që telefonoi nga burgu i Drenovës, për bombë në makinën e gjyqtarit Markelin Kuqo


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur