Njihen vitet e punës, Meta dekreton marrëveshjen për pensionet me Kosovën! Presidenti: E vonuar

Njihen vitet e punës, Meta dekreton marrëveshjen për pensionet me Kosovën! Presidenti: E vonuar

Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot marrëveshjen e qeverisë shqiptare me atë të Kosovës për njohjen e sigurimeve shoqërore mes dy vendeve. Meta ka komentuar se krijimi i mundësive të përfitimit të pensioneve nga shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kosovë, si dhe për shtetasit kosovarë, të cilët vijnë për të punuar në Shqipëri, është i vonuar.

“Mes Kosovës dhe Shqipërisë, nuk duhet të ketë asnjë barrierë që pengon qytetarët nga të dy anët e kufirit, të përfitojnë nga skemat e mbrojtjes shoqërore, duke respektuar parimin e trajtimit të barabartë, me synimin parësor për mirëqenien më të lartë dhe trajtimin më të mirë të tyre”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu Meta ka dekretuar sot ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit. 

"Miratimi i kësaj marrëveshjeje me Republikën e Kosovës është vetëm hapi i parë drejt thjeshtëzimit e lehtësimit të procedurave dhe të masave të lidhura me regjimin e trafikut kufitar lokal e të lejeve për këtë qëllim përgjatë kufirit.  Për të mundësuar realisht lehtësimin e qarkullimin e banorëve të zonave kufitare, nevojitet që autoritete shqiptare të marrin pa vonesë masa për nxjerrjen e akteve rregullatorë në zbatim të marrëveshjes, duke shmangur çdo lloj burokracie", ka komentuar Presidenti. 

Çfarë parashikon marrëveshja për pensionet

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan më 1 dhjetor marrëveshjen për Sigurimet Shoqërore. Në bazë të marrëveshjes, qytetarët e të dy vendeve do të mund të përfitojnë nga përfitimet për barrë lindje; nga përfitimet që merren në raste të aksidenteve në punë për ata që janë të punësuar, si dhe nga pensionet e pleqërisë, të invaliditetit apo pensionet familjare në të dyja vendet.

Vitet e fundit numri i të punësuarve është rritur, si nga ana e shtetasve shqiptarë që punojnë në Kosovë, ashtu edhe nga ana e shtetasve të Kosovës që vijnë e punojnë në Shqipëri. Kjo marrëveshje lehtëson akoma më tej procedurat, njeh periudhat e sigurimit të tyre, me qëllim që qytetarët nga të dy vendet të mund të përfitojnë.

Marrëveshja mundëson që të ketë eksportim të pensioneve dhe bashkim të periudhave, në mënyrë që të sigurohet një pension sa më dinjitoz për të gjithë personat që kanë pasur mundësinë të punojnë në të dy anët e kufirit. Negociatat mes Shqipërisë dhe Kosovës për nisën në vitin 2020 dhe kaluan në dy raunde. Ato përmbyllën procesin e hartimit dhe miratimit të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore në datat 18-19 Nëntor, në Prishtinë. Marrëveshja do të hyjë në fuqi në muajin e tretë pasi palët të bëjnë njoftimin reciprok të ratifikimit të saj.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëgjyrshe

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëgjyrshe