Njihet si drejtues i grupeve kriminale në veri të Kosovës, Vuçiç merr sërish në mbrojtje zyrtarin e Listës Serbe

Njihet si drejtues i grupeve kriminale në veri të Kosovës, Vuçiç merr sërish në mbrojtje zyrtarin e Listës Serbe

Milan Radoiçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duket se i ka dalë edhe një herë në mbrojtje Milan Radoiçiqit, zyrtarit të lartë të Listës Serbe, i cili së bashku me disa zyrtarë të tjerë ka marrë pjesë në mbledhjen e presidentit dhe anëtarëve të qeverisë me serbët e Kosovës.

Ai tha se arsyeja përse Radoiçiç është në listën e personave më të kërkuar në Kosovë është fakti se ky i fundit, sipas tij, është një ndër personat më të guximshëm që po lufton ndaj shkeljeve të bëra ndaj serbëve.

“Kur pranova rolin e dikujt që nuk do të marrë pjesë në ndjekje dhe përndjekje as Milanin, as Sreçkon, as të gjithë djemtë e tjerë nga veriu. E dija se për çfarë bëhej fjalë. Ata duan të përzënë djemtë tanë më të aftë dhe më të guximshëm, në mënyrë që të mos hasin kurrë në asnjë rezistencë dhe të bëjnë si të duan. Prandaj arrestojnë njerëzit në vendkalimet administrative dhe i përndjekin. Ata qëlluan mbi ty dhe Jovanoviçin, për të dërguar një mesazh se nuk mund të jesh aty”- tha Vuçiç.

Pas këtij fjalimi të presidentit serb, në sallë pasuan duartrokitjet për Radoiçiqin.

Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq së bashku me tregtarin e armëve Sllobodan Teshiq janë në listën e personave ndaj të cilëve Britania e Madhe ka vendosur sanksione.

Po ashtu edhe administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka futur në listë të zezë Radoiçiçin dhe Veselinoviçin. Siç thuhet në shpjegimin e Departamentit të Thesarit, Veselinoviçi është lider i një grupi të organizuar kriminal dhe një nga figurat më famëkeqe të korruptuara në Kosovë, si dhe është i përfshirë në një skemë të gjerë të ryshfetit, të cilët shërbyen për të lehtësuar tregtinë e narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Veselinoviç dhe Radoiçiç në Kosovë kërkohen si të dyshuar për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç dhe nxitje të trazirave në veri të vendit.  

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë