Njihuni me 'vajzën pa fytyrë' që 
jeton lumturisht siç ishte 'e shkruar'

Njihuni me 'vajzën pa fytyrë' që <br />jeton lumturisht siç ishte 'e shkruar'
Një 21-vjeçare në Indi ka kaluar të gjithë jetën e saj pa fytyrë, pasi doktorët u dorëzuan se mund ta rregullonin. Khadija Khatoon nuk e di nëse ka sy apo hundë, ndërsa goja e saj është vetëm një e çarë e vogël në anën e majtë të fytyrës.

Khadija mendohet të ketë neurofibromatosis, një çrregullim në sistemin nervor, që e ka lënë me disa deformime në fytyrë. Por pavarësisht deformimeve, Khadija këmbëngul se është e lumtur.

“Kështu jam bërë dhe e pranoj me kënaqësi”, ka thënë ajo. “Unë bëj çfarë mundem. Nëse kështu ‘është shkruar’ që të jem, atëherë do të jetoj me këtë problem”. 21-vjeçarja ka lindur në Kalkutë, në familjen e dy prindërve myslimanë të varfër.  

Babai i saj, Rashid Mulla 60-vjeç dhe mamaja Amina Bibi 50 e kuptuan se kishte diçka që nuk shkonte kur vajza nuk i kishte hapur ende sytë në moshën 2-muajshe. “Ajo lindi me qepalla të trasha e të rënda dhe dukej ndryshe nga fëmijët e tjerë, por nuk kuptuam asgjë, deri në momentin që e kuptuam se nuk mund të hapte sytë”, tha mamaja Amina.

Doktorët e mbajtën 6 muaj në spital dhe i bënë një sërë analizash, derisa thanë se nuk mund të bënin më asgjë. Gjendja e vajzës së tyre u përkeqësua me kalimin e viteve dhe lëkura e tepërt nisi të rritet jashtë kontrollit.

Khadija nuk ka qenë asnjëherë në shkollë dhe nuk ka miq. Sidoqoftë ajo këmbëngul se është shumë e lumtur nën shoqërinë e prindërve dhe familjes. Ndonjëherë luan me fëmijët e vegjël pranë shtëpisë, por është shumë e trembur kur nuk ka pranë vetes njerëz të njohur që ta ndihmojnë.
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit