Njihuni me bimën magjike të
shëndetit,gjendet dhe në Shqipëri
hudhra e egër është përdorur prej shumë vitesh në mjekësinë popullore për pastrimin e sistemit tretës, mëlçisë dhe gjakut. Hudhra e egër është e pasur me minerale dhe vitaminë C. Rrjedhimisht ajo ofron zgjidhje ndaj disa problemeve shëndetësore. Gjethet përmbajnë më shumë vitaminë C se zhardhoku, ndaj njerëzit përdorin më shumë gjethet e pasura me këtë vitaminë.
Vlerat shëruese të hudhrës së egër janë thuajse të panjohura, ndonëse çdo ekspert i mjekësisë alternative e rekomandon këtë barishte pa asnjë dyshim. Të dhënat e specialistëve të kontaktuar nga AgroWeb.org tregojnë se hudhra e egër është përdorur prej shumë vitesh në mjekësinë popullore për pastrimin e sistemit tretës, mëlçisë dhe gjakut. Bima e hudhrës së egër (lat. Allium ursinum), apo lerthi, rritet në zonat malore, kryesisht në pyje, por së fundmi shumë njerëz po e mbjellin në kopshtet e tyre. Kjo bimë karakterizohet nga aroma e fortë dhe shija therëse.
Në Shqipëri, hudhra e egër rritet në gjendje të egër por është shumë e rrallë dhe vetëm rastësia mund t’i çojë mbledhësit tek kjo bimë. Por kohët e fundit disa ferma kanë nisur ta kultivojnë me pakicë duke kombinuar farat e importit dhe hudhrat e egra dhe kanë arritur edhe të shesin sasitë e para me pakicë në restorantet që ia dinë vlerën.
Hudhra e egër është ndër bimët më të preferuara të shefave të kuzhinës, siç është Rene Rexhepi, i cili e përdor hudhrën e egër në recetat e tij unike në restorantin e ri Noma në Meksikë.
Bima e famshme mblidhet nga marsi në maj. Nëse e përdorni për motive mjekësore, këshillohet ta mblidhini në pranverë përpara se të lulëzojë plotësisht. Gjithashtu këshillohet që të mblidhni gjithnjë pjesën më të freskët të bimës mbi tokë.
Nga prilli deri në qershor, mund të përdorni pjesën e zhardhokut të hudhrës së egër dhe gjethet e njoma. Zhardhoku që do të përdoret në recetat mjekësore duhet të këputet në muajin gusht.
Vlerat shëruese të hudhrës së egër
Hudhra e egër është e pasur me minerale dhe vitaminë C. Rrjedhimisht ajo ofron zgjidhje ndaj disa problemeve shëndetësore. Gjethet përmbajnë më shumë vitaminë C se zhardhoku, ndaj njerëzit përdorin më shumë gjethet e pasura me këtë vitaminë.
1. Hudhra e egër kundër kolesterolit dhe tensionit të gjakut – këshillohet konsumi i gjetheve të njoma për shkak të pranisë së madhe të mineraleve të dobishme.
2. Kundër inflamacionit dhe infeksioneve – Konsumi i hudhrës së egër të freskët ndihmon kundër parazitëve intestinalë, por edhe kundër bronshitit sepse pastron rrugët e frymëmarrjes dhe zbeh kollën.
3. Kundër ulçerës në stomak dhe gastritit – Hudhra e egër rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga ulçera në stomak. Ajo ka tendencën ta qetësojë stomakun dhe të ulë dhimbjet.
4. I bën mirë zemrës – Kjo bimë ka aftësinë të përhapet në enët e gjakut, duke i bërë ato më elastike, rrjedhimisht duke ndihmuar zemrën. Hudhra e egër parandalon atakun në zemër. Ajo e forcon këtë organ të rëndësishëm dhe rigjallëron muskujt.
5. Pastron organizmin – Vetitë shëruese të hudhrës së egër janë efikase për pastrimin e organizmit nga toksinat. Hudhra e egër pastron mëlçinë, veshkat, zorrët dhe tëmthin.
Gjitashtu hudhra e egër lufton infeksionet urinare, shmang gazrat dhe fryrjet, përmirëson tretjen. Ajo parandalon osteoporozën dhe është ideale kundër reumatizmës dhe artritit./AgroWeb.org
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
29.4%
-
Njësoj
16.3%
-
Më keq
54.2%
Vota total: 5424
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim
2 Gusht, 12:09
-
Në kërkim ndërkombëtar, kapet në Durrës hajduti i banesave të italianëve
2 Gusht, 12:06
-
Paris 2024/ Presidenti i IOC sqaron situatën e boksieres algjeriane: Khelif është grua, konfirmimi shkencor do të qartësojë çështjen
2 Gusht, 12:00
-
Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ 4 vite nga vrasja me 27 thika, SPAK urdhërarrest për motrën e Regis Runajt! Punonte si sekretare në gjykatën e Elbasanit
2 Gusht, 11:51
-
Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit lihet në arrest shtëpie, shpërthen në lot në GJKKO: S'di gjë për akuzat
2 Gusht, 11:38
-
Ambasadori i SHBA: QUINT dhe NATO s’mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë! Osmani: Nuk do pyesim Vuçiçin
2 Gusht, 11:25
-
Shkodër/ Me helikopter për në Temal për të djegur 12 mijë bimë kanabisi! Shikoni videon e operacionit
2 Gusht, 11:24
-
Paris 2024/ Historia e Imane Khelif, boksieres që po përflitet kaq shumë
2 Gusht, 11:20
-
Zjarret/ Mbrojtja Civile bën ‘bilancin’ e 24 orëve: 9 vatra aktive, 18 u shuan! Digjet parku kombëtar i Qafë Shtamës
2 Gusht, 11:09
-
Paris 2024/ Shqipëria tjetër rezultat negativ në Olimpiadë, qitësja Manjola Konini renditet në tre vendet e fundit
2 Gusht, 11:05
-
Nxirrnin të miturin për të sharë në Tik-Tok, pas videove fshihen kërcënimet me thikë, dhunimi fizik e psikik i 10 vjeçarit! Prokuroria e Beratit çon në gjyq nënë e bir
2 Gusht, 11:02
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, dy në pranga në Fier
2 Gusht, 10:45