Një kompani amerika e financuar nga disa Fondeve të Investimeve dhe Richard Branson, pronar i Virgin, ka mbledhur disa nga mendjet e ndritura të NASA-s, Boeing, SpaceX, Lockheed Martin dhe Gulfstream per të mundesuar realizimin e një avion të ri supersonik.
"Boom Technology" është e bindur se krijimi i një avioni të tillë, do të ndryshojë totoalisht mënyrën e udhëtimeve ndërkontinentale.
Nga Milano në New York, me anë të avionave të rinj që do të prodhohen do të kryhet vetëm për 130 minuta, kohë e mjaftueshme për të parë një film.
Avioni i cili do të mbajë emrin "Boom" do të ketë një gjatësi trupi prej 52 metrash më një hapje krahësh prej 18 metrash. Ndërkohë që shpejtësia që pritet nga ky avion është plot 2716 km/orë, dy herë më shumë se shpejtësia e zërit.
“Brenda do të ketë 42-50 vende dhe bileta do të ketë të njëjtat çmime si një fluturim tradicional në Business Class, 5000 euro vajtje-ardhje në fluturimet transatlantike, edhe pse padyshim çmimi do të zgjedhet nga kompanitë e fluturimit”, ka deklaruar Erin Fisher, kreu i kontrollit të fluturimit të projektit dhe përgjegjës për të gjitha aspektet e fluturimit.
[gallery]21449[/gallery]
Por "Boom" nuk është avioni i parë i cili ofron një udhëtim me një shpejtësi të madhe, pasi këtë vend e mban projekti anglo- francez i "Concord", rënia e të cilit filloi në vitin 2000, ku avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes së tij nga Parisi duke shkaktuar 113 viktima.
Ky rrëzim, por edhe rritja e çmimit të karburantit si dhe forcimi i ligjeve të zhurmës së motorëve çuan në tërheqjen e këij avioni nga aviacioni civil.
Ndërkohë "Boom" duket sikur i ka zgjidhur këto probleme falë avancimve teknologjike të 17 viteve të fundit.
Përfunimi i avionit të parë "Boom", pritet të ndodhë në vitin 2022, vit kur do të zhvillohen edhe provat e para të mjetit, por ende nuk është bërë e ditur një datë se kur ky avion do të jetë në shërbim të udhëtarëve.
Redaksia OnliineD.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4400
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
‘Për pak ditë vjen 21 janari, të mos e harrojmë’, Veliaj nga Kuvendi Rinor i Tiranës: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48